Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në drejtim të makinës së policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe. Mësohet se i plagosur ka mbetur i shefi i policisë dhe babai i tij.
Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tyre për motive ende të paditura.
Ngjarja ka ndodhur te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.
Të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
/e.rr