Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën e Krastës, ndërkohë që detajet nuk bëhen me dije.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po hetojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.
g.kosovari