Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe nga të dhënat e para dyshohet se një person është plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.
Policia pas sinjalizimit ndodhet në vendin e ngjarjes.