Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin.
Paraprakisht është konfirmuar një 17-vjeçar i vdekur, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Nga të dhënat paraprake, raportohet edhe për dy persona të tjerë të plagosur.
/s.f