6 persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave në një kishë në Pensilvani, SHBA.
Ngjarja ka ndodhur gjatë funeralit të një 20-vjeçari, i cili ishte një prej 3 viktimave të një tjetër përplasjeje me armë zjarri në Pittsburgh. Sipas autoriteteve, një person është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë tashmë janë në gjendje të stabilizuar.
Ka dyshime që autorët e të shtënave të jenë të njëjtët persona dhe në të dyja ngjarje të jetë përdorur e njëjta armë.
/s.f