• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të “shpëtojmë Shqipërinë” apo të shpëtojmë partinë

by Artur Ajazi
06/07/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryefjala i çdo fjalimi dhe deklarimi për shtyp nga çdo ish-ligjvënës demokratikas ditët e fundit, ka qenë, është, dhe do të jetë deri në muajin Maj 2021, “shpëtimi i Shqipërisë nga pandemia”. Gjithë bateritë e njerëzve të Lulzim Bashës, tanimë janë drejtuar nga “ekonomia, borxhet, investimet, korrupsioni”, e duke bërë ekspertin çdo njëri prej tyre, përgojon gjithçka të re që ndërtohet, gjithçka që ndryshon në infrastrukturë, biznes, turizëm, arsim, shëndetësi, etj. Ekspertët e “shpëtimit të Shqipërisë nga pandemia”, nuk po merren aq shumë me vizitat e kryeministrit Rama në Kosovë, me bujën e madhe të takimeve aq të nevojshme atje, sa po merren me “rritjen e borxhit, rritjen e varfërisë, rritjen e numrit të personave të infektuar”.

A thua ta kenë hallin dhe merakun tek “shpëtimi Shqipërisë dhe ekonomisë nga pandemia”, apo është problemi, si të shpëtojmë partinë dhe kryetarin , nga katastrofa dhe lufta e fundit politike drejt “fitores së pushtetit”. Në SHQUP, të gjithë e dinë se pas humbjes në zgjedhjet e 2021, nuk ka më shpresë dhe “Doktorr”, që e shpëton Lulzim Bashën nga largimi si kryetar partie.

Duke aluduar me gjoja “krijimin” e një KOP-i të dytë me xhaketa të vjetra, që sipas dritëshkurtërve “do ta çonte PD në një fitore të sigurtë”, si dhe duke bërë zhurmë me shifra dhe “dokumenta zyrtare të dala nga zyrat e shtetit” Tabaku, Alibeaj, Salianji, Vokshi dhe ndonjë tjetër, po përgatisin terrenin e duhur, për të shpëtuar nga humbja të paktën kryetarin, si dikur në kohën e komunizmit, “kur themi partia nënkuptojnë Lulzimin, dhe kur themi Lulzimi, nënkuptojnë partinë”. Prej 7 vitesh e ca, ish-opozita e vjetër nuk ka ditur kurrë të bëjë detyrën e saj, veç vendimeve ekstremisht të gabuara që ka marrë, duke nisur nga bojkoti dhe braktisja e Parlamentit dhe bashkive, deri tek revoltat e dhunshme me molotovë.

Të “shpëtojmë Shqipërinë nga pandemia” thotë zonja Tabaku, ekspertja e ekonomisë në PD, e cila thekson se “partia jonë po punon çdo ditë për të shmangur këtë rrezik, duke u përpjekur që t’u ofrojë shqiptarëve një model të ndryshëm në qeverisje, jemi në rrugën e drejtë për t’iu rikthyer atyre shpresën dhe punën”. Sikur tu besosh fjalëve të saj, apo dhe të “ekspertëve” të tjerë që SHQUP-i, i mban si “shpresë për fitore”, do të thotë që ky vend të rikthehet edhe njëherë 8 vjet mbrapa, ku 650 mijë abonentë të OSHEE dhe Ujësjellësave, nuk paguanin prej 20 vitesh faturat, as për energjinë dhe as për ujin e pijshëm.

Do të thotë që, mbi 60 per qind e biznesit të mos paguante taksat dhe tatimet duke ushqyer xhepat e taksidarëve, do të thotë që ekonomia të mbetej informale, dhe që qendrat e qyteteve të dukeshin si 30 vite më parë, etj, etj. Duke dëgjuar “ekspertët” e Partisë Demokratike, sidomos ata që e katandisën vendin në prag të greminës ekonomike dhe financiare, dhe ikën nga pushteti me thasët e mbushur plot, bindesh për hilenë e moralit dhe referateve të tyre.

“Halli madh, bela e madhe”, thotë populli. Atë ç’ka nuk mund ta bëjë me PD, duke mos gjetur rrugën e krijimit të një alibie të besueshme për humbjen e 2021, zoti Basha po kërkon ta bëjë përmes “ekspertëve” për ti faturuar qeverisë dhe kryeministrit, pasojën e fantazisë së shfrenuar të një njeriu, që kërkon me çdo kusht të mbetet kryetar i përjetshëm. Dhe diçka tjetër zoti Basha, e djathta në Kroaci, nuk është e “djathta” në Shqipëri, për pasojë fitoren e Plenkovic, mos e unifiko me “fitoren” e partisë tënde, sepse jeni 1 shekull larg.

Next Post
Eksperti i ISHP jep rekomandimin urgjent: Këta persona duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik

Eksperti i ISHP jep rekomandimin urgjent: Këta persona duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In