• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, 4 arrestime gjatë natës në Tiranë

by A R
13/12/2025 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve operative, janë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për “Plagosje e rëndë me dashje”, 10 muaj burgim për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, si dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u arrestua shtetasi A. H., 42 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u kap shtetasi G. H., 41 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me 5 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Next Post
Nga kafazi i gjyqit te standardet e drejtësisë

Nga kafazi i gjyqit te standardet e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com