• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të shërbejë si moment reflektimi kombëtar”, mesazhi i Bashës në 75-vjetorin e Masakrës së Buzëmadhes

by Java News
26/09/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e 75 viteve më parë në Buzëmadhe nga forcat komuniste duke u shprehur se ky përvjetor duhet të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar.

“Shenjat e politikës së ulët që shfaqet në politikën e sotme të tipit “pushteti jonë është fituar me gjak dhe do të lëshohet vetëm me gjak” flasin për panikun e këtyre qenieve meskine, që s’kanë respekt as për gjakun e të rënëve e as për përvjetorin e çlirimit të vendit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

75 vjet më parë, në Lëndinën e Kroit të Bardhë, pranë fshatit Buzëmadhe të Lumës u krye njëra nga masakrat që simbolizon më qartë se çdo gjë tjetër luftën vllavrasëse që forcat komuniste konsumuan në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës shtator 1943 – nëntor 1944.

Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe mbrtën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë.

Masakra e Buzëmadhes ishte pasojë e përplasjes vllavrasëse që shkaktuan komunistët në Lusën, ku për 3 ditë me radhë sulmuan egërsisht popullsinë civile, në mbrojtje të të cilës ishte rreshtuar Muharrem Bajraktari dhe forcat nacionaliste nën drejtimin e tij, ndaj të cilave nuk kishte patur më herët kurrfarë akuze për bashkëpunim me pushtuesit as nga ana e komunistëve.

Krimi makabër ishte aq i papërtypshëm, saqë në plenumin e Beratit, të nëntorit të 1944-s, vetë udhëheqja politike e autorëve të këtij akti terrorist u detyrua të pranonte se në Lumë ishte tejkaluar politika e terrorit dhe se ishin vrarë njerëz të pafajshëm.

Por gjithçka ishte propagandë, sepse para Masakrës së Buzëmadhes, daulleve të vëllavrasjes, sipas parimit “të gjithë pushtetin sovjetëve”, forcat komuniste i ranë anekënd Shqipërisë, në Dukat të Vlorës, në Lushnje, në Dumre, në Martanesh, në Starovë, dhe pas kësaj masakre, u vijua njësoj me politikën e terrorit dhe të masakrave, edhe në Mirditë, në Tivar e në të gjithë territorin e Kosovës.

Urimi im sot është që 75-vjetori i Masakrës së Buzëmadhes të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar. Në këtë vit jubilar, kur kremtohet 75-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese nazi-fashiste, ne duhet të tregohemi në lartësinë e kësaj date dhe të dalim mbi leximin e vjetër bardh e zi të këtij përvjetori.

Ky çlirim pati therror të madh dhe fatkeqësisht, pas luftës civile që u zhvillua në hije të historisë, ai solli diktaturën më të egër në Europë dhe rrënoi për thuajse 50 vjet çdo aspiratë për zhvillim kombëtar e rikthimin e vendit tonë në gjirin e Perëndimit. Komandantët e brigadave që drejtuan Luftën Civile u kthyen në drejtues politikë të pushtetit të diktaturës dhe për 50 vjet, diktaturën e egër e shndërruan edhe në një luftë civile permanente ndaj të afërmve e pasardhësve të viktimave të masakrave të 1944-s.

Ky 75 vjetor duhet të jetë jubile përkujtimor edhe për viktimat civile të Luftës së Dytë Botërore, edhe për viktimat e diktaturës që erdhi pas përfundimit të kësaj lufte. Ky jubile duhet të jetë një moment analize, një moment për të kërkuar ndjesë, jo një moment revanshi e as tentativë e ulët për të përfituar nga partizanët e nga viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Shenjat e politikës së ulët që shfaqet në politikën e sotme të tipit “pushteti jonë është fituar me gjak dhe do të lëshohet vetëm me gjak” flasin për panikun e këtyre qenieve meskine, që s’kanë respekt as për gjakun e të rënëve e as për përvjetorin e çlirimit të vendit.

Duke përkujtuar viktimat e Masakrës së Buzëmadhes, uroj që familjet e tyre të marrin ndjesën e duhur nga autoritetet, ndjesë të cilën ata e presin që në fillim të pluralizmit. Paaftësia për të kërkuar falje po e bën shoqërinë tonë të paaftë të përparojë në rrugën drejt integrimit në familjen perëndimore, prandaj sa më shpejt të vijë kjo ndjesë dhe të ndalet loja e shëmtuar përplasëse me jubileun e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, aq më shpejt përvjetorët që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare do të jenë përvjetorë përkujtimi, lutjeje, analize e faljeje, dhe ç’është më e rëndësishmja, aq më shpejt do t’i mbyllin derën përsëritjes së fenomeneve që na turpërojnë si komb, siç është edhe Masakra e Buzëmadhes. /l.m

Next Post
“Uluni në dialog për krizën”, Bundestagu voton PRO hapjes së negociatave

Ja si dhe kur mund te realizohen 9 kushtet gjermane për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In