• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rruat Ramallahu dhe Erdogani, o Kryeministri ynë!

by Agron Gjekmarkaj
21/12/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot, Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë në OKB votoi kundër vendimit të SHBA-ve dhe Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, me justifikimin se qenkemi në një linjë me BE-në. Në fakt, sonte më shumë se kurrë jemi afruar me Ramallahun dhe sidomos Erdoganin.

Në çdo rast tjetër, do të dukej e tepërt po të përsërisnim atë që duhet ta mësojnë edhe fëmijët e porsalindur, që Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës ia dhanë SHBA-të; që shqiptarët në Maqedoni kanë shumë më tepër të drejta falë tyre; që jemi në NATO falë tyre, apo që Presidenti Uillson me 14 pikat e tij na shpëtoi nga shqyerja e fqinjëve. Po ashtu, duhet thënë me të madhe se krizat shkundullimat, hingëllimet dhe zuzaritë tona këto 27 vite i kanë frenuar pikërisht ata, me të dërguarit e posaçëm apo të përhershëm.

Ëndrra jonë e madhe është Europa, prej së cilës na kanë ndarë së pari osmanët për pesëqind vjet, pikërisht paraardhësit e sulltanit Erdogan, i cili po bërlyket si një Saladin i ri apo mbrojtësi i Palestinës, por interesi ynë kombëtar na thërret të jemi besnikë e luajalë, në radhë të parë me Amerikën. Nuk është i tepërt pohimi se në një Europë të paqartë për bashkimin e saj e shumë më të paqartë ndaj nesh, forcimi i miqësisë me SHBA-të veç e konsolidon marrëdhënien tonë me Brukselin. Ndihma e SHBA-ve vlen më shumë se të gjitha kinse reformat dhe arritjet tona hipokrite, sipas parimit haxhiqamilist “është hallall me rrejtë kaurrin”.

Ne që jetojmë këtu, e dimë sa të vërteta i kemi reformat dhe arritjet. Askush nuk beson në asgjë. Motoja e çdo njeriu me pushtet është haja qenit, pija qenit. Ndaj qeveria jonë nuk duhet t’ia bënte këtë atentat popullit të vet. Kurrsesi nuk duhej ta godiste këtë romantizëm amerikan ndaj nesh. E për çfarë? Për një racion kadaif e bakllava më tepër nga Erdogani. Ne prej dekadash mburremi për ndihmën që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. E përsërisim këtë gjë deri në pështirosje… pa kursim, pa elegancë… me teprinë e natyrshme të një shoqërie që s’ka shumë për t’u mburrur.

Ani, s’na vjen e keqja nga kjo mburrje. Por tani del sheshit se veçse trillanë e tepranë jemi, edhe të pabesë me Izraelin dhe sidomos me SHBA-të. Një fakt duhet pohuar, Izraeli është shtet demokratik dhe nuk dërgon sheikë me joshje speciale të këndellin shumëkënd në anët tona. Ndaj marrëdhëniet me të janë sipërfaqësore, retorike… të ndalura…pa produkt. Diçka e fortë i pengon ato.

Ndoshta është kjo shtysë që përcakton edhe votimin e sotëm në OKB. Një Shqipëri që voton kundër vetvetes. Ky akt nuk ndihmon për t’u ndier gjasme më shumë europianë, por u kujtoi amerikanëve se sa afër jemi në të vërtetë me Erdoganin dhe Ramallahun, po thuaj njësoj si në kohën kur Enver Hoxha priste me nderime Abu Xhihadin.

Next Post
VIDEO/ “Shoqja 21-vjeçe u qep dhe u martua në Angli…” Vajzat kërkojnë rikthimin e virgjërisë në maternitet

VIDEO/ "Shoqja 21-vjeçe u qep dhe u martua në Angli..." Vajzat kërkojnë rikthimin e virgjërisë në maternitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com