• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste!

by A R
29/07/2024 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj

Vendosa vetëm ta shoh e mos ta degjojë fjalën e Kryetarit të Partisë Socialiste . Sado paradoksal të duket ky vendim, dobia shtesë e cdo fjale të tij, tanimë është zero edhe filozofia e tij e qeverisjes e qartë “përgjegjësia është personale ose ndryshe ‘lojtaret bien, por loja ime vazhdon’.

Duke e ndjekur pa zë gjithë vëmendjen time e morrën delegatët, disa prej të cilëve i njoh personalisht . Në mardhënie private para një filxhani kafeje apo gote me verë, ato që njoh e vlerësojnë integritetin dhe aftësinë e secilit prej nesh pikërisht nga ndershmëria dhe efektiviteti që gjithkush nga ne mbron dhe shpalos idetë e tij.
Ndërkohë ato vetë në karriket e pozicioneve publike sillen tërësisht ndryshe. Gatishmëria e tyre “për të tretur” cdo marrëzi si të pranueshme është e dukshme.

Ajo sallë dje ishte e mbushur nga njerëz, shenja kryesore dalluese e të cilëve është pamundësia ( kursesi paaftësia) për të peshuar idetë. Burra e gra mendimi i të cilëve rrotullohet vetëm rreth sigurimit të një vendi në “klubin e të besuarve të kryetarit”. Njerëz të pushtuar nga emocionet ku emocioni dominues është frika. Njerëz “të braktisur” njëherë e mirë nga instikti I rebelimit I cili është themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij. Përballë këtij pasioni të veçantë për konformitetin, servilizmin, apo frikës ndaj risisë dhe origjinalitetit, është e paevitueshme që njerizit me mendje të fuqishme dhe bindje të forta të largohet gradualisht nga partia .

Partia nuk ka me asnjë mekanizëm balance . Kontributi politik I cili u jepte antarëve të qeverisë ose forumeve drejtuese te partisë një lloj autonomie në mendim nga Kryetari nuk përfillet më. Ai është zëvendësuar nga gatishmëria për të vazhduar “lojën” e tij. Partia socialiste në peshën e pushtetit ka vdekur edhe është kthyer në një turmë . Në turma nuk ka pikëpamje thelbësore. Pakicat që mendojnë ndryshe “dëbohen” edhe mbijetojnë vetëm njerëzit joreflektues, të cilët gradualisht shëndrohen në shtyllën kurrizore te autokracisë individualiste .
Ndaj edhe dje i shkrova një senatori të Partisë Socialiste : “Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste”\

Marrë nga Facebook

Next Post
VIDEO/ Ilir Meta gjen ilaçin ndaj vapës: Ja paça borxh Bes Kallakut dhe Mond Haxhinastos

Meta, regres në karrierë: Po, do kandidoj për deputet! Ndryshimet në qeveri? Nuk pritet ndonjë...

Comments 1

  1. Hetem Llanaj says:
    2 years ago

    Ty moj çupë, Të ka bërë DALJE, një herë e mirë Edi Rama, mbasi ta njojti kokën, që e ke të montuar së prapthi.
    Ke të njejtin fjalor e mendime, si ajo ish shoqja e ngushtë e Monikës dhe Ilir Metajt, që të zuri vëndin në dogana. Të dyja shani e ofendoni, aq rëndë, me të bëfsha nënë e motër, sa edhe mashkulli më ordiner, do t’ju kishte zili.
    Kështu që, bën mirë të heshtësh.

    Reply

Leave a Reply to Hetem Llanaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In