• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të rinjtë e pavaksinuar mbushin pavionet Covid në Angli

by A R
18/07/2021 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga e hëna Anglia do do të heqë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve. Spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.

Në pavionin për COVID-19 në spitalin “Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë. Aktualisht spitali ka rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.

Por shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj. 28 vjeçari Darren Gaskell thotë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të infektohej me COVID-19.

Ai ishte i sigurt se nuk do ta ndjente koronavirusin. Prandaj nuk ishte vaksinuar, ndonëse e kishte mundësinë. Tani ai është pacient në kujdesin intensiv dhe e ka kuptuar se vetëbesimi i tepruar ishte një gabim i madh.

“Nuk mendoja se do të infektohesha. Nuk njihja asnjë të afërm që kishte Covid. Mendoja se ishte diçka më e largët, jo një gjë lokale. Mendoja se jam i ri dhe se nëse infektohem mund ta luftoj si gripin. Por jo, nuk mundem. Kjo sëmundje është e çmendur”, thotë ai.

Në pavionet e COVID-it ka shumë vetë si i riu Gaskell.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli. Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.

“Shumica e të shtruarve në spital, që po sëmuren rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv, nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës. Disa kanë marrë vetëm njërën dozë. Ka edhe disa pacientë që janë vaksinuar plotësisht e që vijnë të sëmurë”, tha pulmologu Mohammet Munavvar.

Helen Heneghan është një nga pacientët e paktë të vaksinuar plotësisht që përfunduan në spital. Ajo është mes njerëzve me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese.

Por ndryshe nga Darren që do të vazhdojë qëndrimin në spital, ajo ndihet mirë mjaftueshëm që të dalë nga spitali.

“Jam 100 për qind e sigurt se nëse nuk do të isha vaksinuar do të isha në gjendje shumë të rëndë, me siguri në kujdes intensiv”, tha ajo.

Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli.

Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital.

Ndërkohë, një grup këshilltarësh qeveritarë ndërkombëtarë thonë se janë të shqetësuar për planet e Anglisë për të hequr të gjitha kufizimet të hënën. Këshilltarët besojnë se kjo do ta linte Britaninë të ekspozuar ndaj varianteve të reja të koronavirusit, duke e shndërruar ndoshta në një vatër përhapjeje

/a.r

Next Post
Rrezikohet të çahet diga! Merkel në zonat e përmbytura: Situatë e tmerrshme

Rrezikohet të çahet diga! Merkel në zonat e përmbytura: Situatë e tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In