• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinj përjetë? Shkenca: Kjo është dieta ideale

by Java News
22/02/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa gjëra në jetë, dhe se si ne i përdorim janë jashtë kontrollit tonë. Por në kërkimet shkencore ushqimore që janë bërë, si dhe në të dhënat e mbledhura nga njerëzit tregojnë se çfarë, kur dhe mënyra se si ne hamë ka një ndikim të madh në bukurinë dhe jetëgjatësinë tonë.

Bëhet fjalë për një lloj diete, e cila karakterizohet nga një konsum i lartë i perimeve, frutave, arrave, bishtajoreve dhe një konsum i lartë i vajit të ullirit, por sasi e ulët e yndyrave të ngopura; peshk në mënyrë të moderuar, ndërsa produktet e qumështit dhe mishit duhet të jenë në nivele të ulëta; përdorim i rregullt i alkoolit, por pa e kaluar asnjëherë masën.

Të gjitha këto ushqime ndalojnë në nivele të konsiderueshme plakjen e qelizave të ADN-së dhe ndihmojnë në mbajtjen e njeriut gjenetikisht të ri.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga disa studiues amerikanë, i publikuar në revistën “British Medical Journal”, i cili kishte në monitorim rreth 5 mijë infermierë që ndoqën për vite me radhë një dietë të tillë.

Nga hulumtimi 10-vjeçar, u vu re se qelizat e tyre shfaqnin shenja më të vogla plakjeje, në krahasim me personat që nuk i ishin nënshtruar një diete të tillë.

Kësaj diete i janë njohur efektet pozitive në organizëm edhe për një sërë problematikash të tjera shëndetësore si obeziteti, sëmundjet e zemrës etj. Përveç të mirave që u sjell gjeneve, ajo është edhe një kurë e mirë antistres, për shkak të sasisë së madhe të vitaminave që përmban. Disa faktorë të dëmshëm të jetesës, si obeziteti, pirja e duhanit apo konsumi i tepërt i sheqerit mund të luftohen fare mirë nga dieta mesdhetare.

Meqenëse ka shumë fruta, perime dhe arra, dieta mesdhetare karakterizohet nga një numër i lartë antioksidantësh me efekte antiinflamatore. Studiuesit amerikanë kanë theksuar se besnikëria ndaj dietës mesdhetare është e domosdoshme për të pasur një shëndet të mirë dhe për të shijuar sa më shumë rininë

a.ç

Next Post
Firmosi me Bashën, ish-ministrja kërkon interpelancë me Kotzias: Po negocioni fshehurazi për Detin!

Firmosi me Bashën, ish-ministrja kërkon interpelancë me Kotzias: Po negocioni fshehurazi për Detin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com