• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si rekrutohen adoleshentët për të kryer vrasje në Europë, zbardhet skema e rrjetit “Foxtrot”

by A R
02/08/2026 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrjet kriminal me bazë në Suedi, i njohur si Foxtrot Network, po përdor adoleshentë të rekrutuar përmes rrjeteve sociale për të kryer vrasje me pagesë dhe sulme të tjera të dhunshme në vende të ndryshme të Europës. Fenomeni, i cilësuar nga Europol si “Violence-as-a-Service” (VaaS) ose “dhunë si shërbim”, po konsiderohet një nga format më të rrezikshme të krimit të organizuar.

Sipas Europol, grupi u ofron të rinjve shuma të mëdha parash për të kryer atentate, ndërsa udhëzimet ua jep përmes aplikacioneve të koduara dhe në një mënyrë që ngjan me lojërat elektronike. Në shumë raste, autorët arrestohen para se të marrin pagesën.

Një nga rastet më tronditëse ndodhi në një periferi të Stokholmit në shkurt të vitit të kaluar. 18-vjeçari Atilla Azimov qëlloi për vdekje 20-vjeçarin Murad Abdelkader, një student që po kthehej në shtëpi pas turnit të punës në McDonald’s. Hetimet zbuluan se viktima ishte vrarë gabimisht, pasi atentatori kishte marrë një objektiv të gabuar. Dyshohet se vrasja ishte porositur nga rrjeti Foxtrot kundrejt pagesës.

Që prej vitit 2022, autoritetet besojnë se Foxtrot ka qenë përgjegjës për rreth 35 vrasje, si edhe për disa sulme dhe tentativa sulmesh ndaj objektivave izraelite në Europë, përfshirë sulme me granata dhe eksploziv.

Për të përballuar këtë fenomen, Europol ka krijuar grupin operativ OTF GRIMM, ku marrin pjesë 11 shtete europiane: Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Drejtuesi i Qendrës Europiane kundër Krimit të Organizuar në Europol, Andy Kraag, e ka cilësuar këtë praktikë si “delegim të llogaritur të vrasjeve”, ku organizatat kriminale shfrytëzojnë të rinj të pambrojtur për të kryer krime të rënda.

Në qendër të këtij rrjeti është Rawa Majid, lideri i Foxtrot, i cili fillimisht u largua nga Suedia, më pas nga Turqia dhe aktualisht besohet se ndodhet në Teheran, kryeqytetin e Iranit.

Sipas policisë dhe gazetarit investigativ suedez Diamant Salihu, lidhjet e Foxtrot me regjimin iranian nisën pas tetorit 2023, kur Majid u vendos në Iran. Salihu pretendon se Majid arriti një marrëveshje me autoritetet iraniane për të qëndruar lirshëm në vend, me kusht që rrjeti i tij të kryente sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit, përfshirë disidentë, gazetarë dhe objektiva izraelite.

Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Rawa Majid dhe rrjetit Foxtrot në prill të vitit 2025.

Një tjetër rast që tregon mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti është ai i norvegjezit Johannes Natland. Në moshën 18-vjeçare ai u rekrutua në internet për të kryer një vrasje në Angli, kundrejt një pagese prej 270 mijë koronash norvegjeze, rreth 21 mijë paund.

Natland, i cili kishte kaluar probleme me drogën dhe shëndetin mendor, u kontaktua fillimisht nga një adoleshent me pseudonimin “UnknownHustler”, ndërsa më pas u drejtua nga një tjetër i mitur me emrin “Generalen”. Më vonë ai u vu në kontakt me një anëtar të Foxtrot që përdorte pseudonimin “Agent 47”, emër i marrë nga videoloja e njohur “Hitman”.

Sipas hetimeve, “Agent 47” i siguroi biletën e udhëtimit për në Britani, e ndihmoi të pajisej me pasaportë emergjente dhe e udhëzoi gjatë gjithë rrugës përmes aplikacionit Signal.

Pas mbërritjes në Huddersfield, një tjetër bashkëpunëtor i dërgoi harta dhe video që tregonin vendndodhjen e armëve të fshehura në pyll, si edhe të një sasie parash të fshehur pranë një tuneli.

Natland u arrestua mëngjesin pas mbërritjes në Angli, përpara se t’i komunikohej identiteti i objektivit. Hetuesit britanikë po përpiqen ende të zbulojnë nëse atentati ishte pjesë e luftës mes grupeve kriminale apo një sulm me motive politike i lidhur me regjimin iranian.

Next Post
Zelensky: Rusia na sulmoi këtë javë me 1900 dronë, 1600 bomba dhe 144 raketa -

Zelensky: Rusia na sulmoi këtë javë me 1900 dronë, 1600 bomba dhe 144 raketa -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com