• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të rihapet hetimi”/ Balla: Drejtësisa amerikane konfirmoi përfshirjen e familjes Berisha në masakrën e Gërdecit

by Java News
15/03/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur bëhen plot 13 vite nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon edhe një herë rihapjen e hetimeve.

Ai i referohet vendimit të Gjykatës amerikane që rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës i cili pretendoi si mashtrime faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

“Edhe pse drejtësia shqiptare ka dështuar deri më sot ta hetojë plotësisht, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit. Vendimi i gjykatës amerikane mbetet referues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.  Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën. Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.” Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë”, shkruan Balla.

g.kosovari

Next Post
Rindërtimi pas tërmetit, Basha: Qeveria kërkon të grabisë pronat e të dëmtuarve

Basha: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të mjekëve nga pandemia në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In