Vlora, Fieri, Gjirokastra, Erseka, Pogradeci, Tirana, por edhe shumë qytete të tjera të vendit janë përfshirë nga moti keq dhe shirat e rrëmbyeshëm të 24 orëve të fundit duke shkaktuar shumë përmbytje dhe një viktimë në Vlorë.
Dëmet më të shumta raportohet se janë regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës ku humbi jetën Luan Qarri 50 vjeç.
Ndërsa shumë biznese, banesa, biblioteka, por edhe rrugët janë përmbytyur duke u bllokuar.
Situatë shumë problematike edhe në Fier, pasi lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesat, por edhe 250 biznese, ndërsa vazhdon evakuuimi i banorëve.
Policia bën me dije se eshte ngritur grupi i punes i perbere nga Forcat e Nderhyrjes se Shpejte,Forcat e Zjarrfikeses, Policia dhe Njesia Vendore dhe po meren masa per evakuimin e qytetareve qe jane bllokuar nga uji brenda banesave te tyre. Ne ndihme te situates eshte nisur dhe Delta Force.
Në Pogradec nga vërshimi i lumit, nuk ka të lënduar, por një tjetër fatkeqsi për familjen e Andrea Abrashit i cili humbi gruan e tij 6 muaj më parë nga vërshimi i lumit, ndërsa sot i është shembur banesa.
Në Skrapar rreshjet e rëna kanë shkaktuar problem te Ura e Kashabashit, e cila rrezikon të shëmbet, pasi njëra këmbë e saj është shkatërruar plotësisht. Përmbytje ka edhe në qendër të Skraparit, ndërsa ka patur rrëshqitje dherash në aksin Corovodë-Potom.
Probleme ka edhe në Rrugën e Kombit, në disa segmente të aksit Kalimash-Kukës-Morinë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash por pa krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në qytetin e Ersekës reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit. Stuhia ka lene dhjetra fshatra pa energji elektrike. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura kanë bërë që shumica e fshatrave të vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe rrugët të qëndrojnë të bllokuara si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati. Stuhia ka shkaktuar edhe mbytjen e shumë bagëtive.
VLOREMILIONA EURO DEME NGA PERMBYTIAEskluzive makinat ne garazhe te mbytura nga uji
Posted by VLORA News on Sunday, 11 October 2015
GJENDJE KATASTROFIKEASKUSH SMERR ENDE PERGJEGJESITEVlora e izoluar nga pjesa tjeter e Shqipërisë.80% e territorit te Vlores nen uje e balte.Mbi 200 shtepi te permbytura.Nje i vdekur ne Radhime.Qindra banore te izoluar ne banesa.Mungon buka, Uji i pijshem, energjia elektrike.Shirat po vazhdojne.Situata, jashte Kontrollit.Institucionet pergjegjese ne veshtiresi per te perballuar situaten.Kostot e demeve jane te shumta.a
Posted by VLORA News on Sunday, 11 October 2015
vlore bllokohet aksi vlore-orikum mjetet e firems duka ne kujdesin e bashkis po bejn te pa munduren per hapjen e keti aksi qindra qytetar po kalojn ne keme situata eshte emergjente
Posted by VLORA News on Sunday, 11 October 2015






