• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të reformohen skemat sociale të lidhura me luftën!

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, thotë se kostoja vjetore e skemave të përfitimeve, të lidhura me luftën në Kosovë, është duke u rritur me shpejtësi të madhe dhe do të mundë të arrijë shumën prej 100 milionë eurosh apo edhe më shumë deri në vitin e ardhshëm kundrejt 60 milionë eurove që ishin ndarë në buxhetin e vitit 2016 për të gjitha skemat e dala nga lufta.

Këto komente Vermeulen i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se kjo shumë është e barabartë me shumën e të gjitha shpenzimeve të qeverisë qendrore në shëndetësi dhe arsim.

Zëri: FMN-ja është duke punuar me autoritetet në çështjen e skemave të lidhura me luftën, cilat janë arsyet e kësaj?

Vermeulen: Roli i veteranëve të luftës për të siguruar pavarësinë e Kosovës dhe sakrifica e tyre janë të mirënjohura dhe duhet të vlerësohen. Sikurse në çdo vend tjetër të botës, çështja kyçe ka të bëjë me mënyrën më efektive për ta treguar mirënjohjen për veteranët e luftës për shërbimin e tyre dhe për ta mbështetur rolin e tyre efektiv në jetën civile.

Kur është paralajmëruar së pari skema e veteranëve të luftës vlerësohej se rreth 15.000 deri 20.000 veteranë të luftës kishin kontribuuar drejtpërsëdrejti në përpjekjet e Kosovës për pavarësi.

Por, deri më sot, numri i veteranëve të certifikuar të luftës veçse tejkalon 30.000 dhe vazhdon të rritet. Për më tepër, kur filloi së zbatuari skema në tetorin e vitit të kaluar pritej që deri në 13.000 veteranë të luftës do të kualifikoheshin për ndihmë me të ardhura, të ashtuquajturin pension të veteranëve të luftës, i cili përcakton se atë mund ta marrin vetëm veteranët që nuk kanë të ardhura.

Megjithatë, është e mundur që deri në fund të këtij muaji më shumë se 22.000 veteranë të luftës do ta marrin këtë pension, ndërsa ky numër është duke u shtuar dita-ditës. Sikur kjo të mos mjaftonte, tani ka kërkesa që të zgjerohet edhe numri i invalidëve të kualifikuar të luftës, 17 vjet pas përfundimit të luftës

Next Post

Çarja e tubit të ujit, shkaku i sherrit mes Zajminës e noteres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In