• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të qara, ulërima dhe sherr para gjykatës/ Ish-kandidatja për deputete e LSI, këmbëngul pas arrestimit të familjarëve: Na kanë shitur pronën

by Java News
17/07/2021 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata dha të shtunën masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë, pas një vendimi për një çështje pronësie.

E bija e njërit prej vëllezërve, ish-kandidatja e LSI-së për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit në Vlorë, Grisielda Myslimi tha para gazetarëve se gjykata qëllimisht ka shtrëmbëruar faktet, pasi sipas saj, në burg duhet të qëndronte Elmas Myslimi, ndërkohë që gjykata vendosi që në burg të shkonte Fatosh Myslimi.

Ajo theksoi se Elmazi është personi me syze dhe që mendohet se ka prekur gjyqtarin, por sipas një raporti mjekësor të paraqitur nga ky i fundit, ai është vendosur në arrest shtëpie.

Në lidhje me konfliktin, Myslimi tregoi se historia e kësaj prone ka filluar në vitin 2010, duke theksuar: Në këtë vit ne kemi lidhur një kontratë shkëmbimi me dy firma ndërtuese, përkatësisht firmat: Trial SHPK, me administrator z.Kreshnik Tepelena, i cili sot është nëndrejtor i Portit të Vlorës dhe gjithashtu është këshilltar në Këshillin Bashkiak prej vitesh dhe gjithashtu në vitin 2017 ka qenë edhe drejtor i KSHA-së në Vlorë. Administrator i firmës tjetër ndërtuese që ne kemi lidhur kontrarë është z.Adem Shehaj. Në vitin 2015, kjo pronë dhe jo vetëm, janë shitur nga administratorët e firmës nga dy tre herë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pronën në fjalë, pikërisht kjo pronë në vitin 2015 i është shitur një pale të tretë, ndërkohë ne si sipërmarrës e kemi lidhur kontratën e shkëmbimit në vitin 2010.

“Sipas ligjit, i cili shprehet shumë hapur personi i parë që ka të drejtë dhe e zotëron pronën nuk mund ta posedojë personi i dytë. Firma e ndërtimit e ka shitur pronën tonë, ndërkohë që ska asnjë lloj logjike si mund ta ketë bërë një gjë të tillë”, tha ajo.

Deklarata e Grisielda Myslimit:

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie.

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore për gjykimin e tre vëllezërve të cilët janë mbajtur në burg, pasi iu është rrëmbyer prona nga ana e gjyqtarit Arqile Basho. Vendimi i gjykatës ka qenë i tillë që dy prej vëllezërve u është dhënë arrest shtëpie, ndërsa njërit prej tyre arrest me burg. Gjithashtu, gjatë gjykimit ka pasur edhe shtrembërim të fakteve, pasi është ngatërruar me dashje nga ana e gjyqtarëve personi që duhet të qëndronte në burg. Pra, duhet të qëndronte në burg Elmaz Myslimi, ndërkohë ka mbajtur Fatosh Myslimin. Elmaz Myslimi është personi me size që ka prekur gjyqtarin dhe nuk e kanë mbajtur në burg Elmazin, pasi ky i fundit është me raport mjekësor, por kanë mbajtur Fatosh Myslimin.

Problemi i tokës tonë e ka zanafillën që nga viti 2010. Në këtë vit ne kemi lidhur një kontratë shkëmbimi me dy firma ndërtuese, përkatësisht firmat: Trial SHPK, me administrator z.Kreshnik Tepelena, i cili sot është nëndrejtor i Portit të Vlorës dhe gjithashtu është këshilltar në Këshillin Bashkiak prej vitesh dhe gjithashtu në vitin 2017 ka qenë edhe drejtor i KSHA-së në Vlorë. Administrator i firmës tjetër ndërtuese që ne kemi lidhur kontrarë është z.Adem Shehaj. Në vitin 2015, kjo pronë dhe jo vetëm, janë shitur nga administratorët e firmës nga dy tre herë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pronën në fjalë, pikërisht kjo pronë në vitin 2015 i është shitur një pale të tretë, ndërkohë ne si sipërmarrës e kemi lidhur kontratën e shkëmbimit në vitin 2010.

Sipas ligjit, i cili shprehet shumë hapur personi i parë që ka të drejtë dhe e zotëron pronën nuk mund ta posedojë personi i dytë. Firma e ndërtimit e ka shitur pronën tonë, ndërkohë që ska asnjë lloj logjike si mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit, duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre./m.j

Next Post
Mbi 1500 të helmuar në Deçan, arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë dhe Inspektori i Pyjeve për shpërdorim detyre

Mbi 1500 të helmuar në Deçan, arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë dhe Inspektori i Pyjeve për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In