• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të “punojmë dhe jetojmë si në rrethim”… e kishim harruar!

by Artur Ajazi
18/03/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dikur, ose më mirë 31 vjet më parë, në shkolla, qendra pune dhe prodhimi, në institucione dhe këshilla lagjesh, mësohej dhe ripërsëritej shpesh thënia e ish-udhëheqësit komunist “të punojmë dhe jetojmë si në rrethim”. Prej asaj kohe kanë kaluar mbi 3 dekada. Kanë ndodhur përmbysje të mëdha politike, sociale, ekonomike, kanë ndryshuar mentalitetet dhe mënyrat e jetesës për shqiptarët, duke e harruar fare se, vjen një ditë dhe ndodhin ca gjëra, që nuk i kishim menduar, madje as imagjinuar. Ndryshimi (apo përmbysja siç e quan ish-lideri historik) e sistemit politik në Shqipëri 31 vjet më parë, tregoi mllefe dhe dukuri të jashtëzakonshme, që kishin mbajtur të ndrydhur natyrën e vërtetë të shqiptarëve.

Gjëja e parë që bëri Partia Demokratike në fushatën elektorale të para Marsit 1992, ishte thirrja “prishini gjithçka që i përket diktaturës, sharroni grurin, misrin, portokallet, mollët, shembni objektet kominuste”. Këtë thirrje e bënte Sali Berisha, Azem Hajdari, dhe bixhukët e tyre në çdo qytet të vendit, në çdo fshat e çdo skaj. Një miku im tregon se “kur Azem Hajdari erdhi në Mollas të Kolonjës, u tha fshatarëve, shkulini këto pemë, nuk kemi më nevojë për mollët e Enverit, do të kemi prodhim nga rrënjët dhe fidanët e Europës dhe Amerikës”. Dhe pa kaluar 24 orë nga ikja e tij, fshatarët nisën ti prisnin drurët frutorë për dru zjarri, dhe mbetën me gishtin në gojë, duke marrë rrugën e kurbetit”. Por ashtu si në Mollas, eksponentët euforikë të Partisë Demokratike, Berisha, Hajdari, Pashko (çeku i bardhë) etj, bënin thirrje edhe në himarë, Vlorë, Korçë, e kudo, duke nxitur bujqit të prisnin “pemët e Enverit” sepse do të vinin “pemët e Europës”. Nuk mungonin as thirrjet “mos mbillni më grurë, misër, do të vijnë nga jashtë”.

Thirrje të tilla antikombëtare, natyrisht bënë efektin e tyre. Vendi u betonizua në shumicën e sipërfaqes, aq sa nga ajri, duket sikur ato fusha të mbjella dikur nuk kanë ekzistuar fare. “Koha rrjedh si lumë” thonë, dhe gjithçka ka ndodhur në ato vite, na është kthyer sot në boomerang. Ministria e Bujqësisë, po bën thirrje sot “mbillni fushat me grurë, misër e thekër”, por çmimi  dhe kostoja e atyre proceseve vlen më shumë se blerja e grurit nga jashtë. Për 30 e ca  vjet, shqiptarët jetuan me “mëndjen fjetur”, se “grurin e blejmë, misrin e blejmë, urenë e blejmë, dapin e blejmë, makineritë i blejmë, fidanët i blejmë, gozhdën e blejmë, traktorin e blejmë”, dhe nuk e kishin menduar se do të vinte një ditë, që hambarët do të rrezikonin të mbeteshin bosh. Asnjë prej atyre që kanë qenë dhe janë në pushtet në 31 vjet, nuk ka menduar për tokën, për bukën, grurin, misrin, plehrat organike dhe industriale, asnjë prej tyre nuk ka menduar se, duke betonuar tokën fshatari po humbet identitetin, dhe vendi sigurinë ekonomike. Para ligjit, duhet të shkojnë gjithë ish-kryeministrat dhe ish-ministrat e Bujqësisë që kanë drejtuar vendin, si shkaktarët realë të një situate të tillë. Çdo qeveri e pas 1992, ka përgjegjësinë e saj për tolerimin dhe më keq akoma,legalizimin e mijëra objekteve të betonit të ndërtuara mbi toka buke, mbi troje që dikur mbilleshin, prodhonin, dhe mbushnin depot  me drithëra. Në 3 dekada e ca, këtij vendi i janë bërë makabritete të padëgjuara. I janë betonuar tokat, i janë betonuar lumenjtë, liqenet, deti, kalatë mijëravjeçare, duke nxitur dhe rritur babëzinë për para.

Në Bullgari, kanë akoma rafineritë, uzinat, fabrikat e prodhimit të produkteve ushqimore të ndërtuara prej 1980 dhe të rinovuara në teknologji. Në fshatrat e Bullgarisë, mbjellin grurin dhe misrin, dhe më e veçanta janë plantacionet me arra mijëra hektarëshe, dhe dru frutorë të mbjella qysh nga koha e komunizmit. Politikat ekonomike atje (por dhe në shumë vende të tjera ish-komuniste) nuk kanë prekur sektorët e zhvillimit stradegjik të vendit,  ashtu siç u veprua nga delenxhinjtë e politikës shqiptare pas “përmbysjes” së regjimit komunist. Nën petkun e “liderit” duke etiketuar vehten si “përmbysës i komunizmit dhe njeriut që solli demokracinë”, Sali Berisha shembi dhe eleminoi me dhunën e turmave të veta, gjithçka ishte ndërtuar, edhe pse shumica e tyre prodhonin, mbanin tregun  dhe mijëra njerëz me paga mujore.

Qeverisja e tij e zhveshi vendin nga gjithçka origjinale dhe tradicionale, duke shkatërruar përfundimisht,linjat dhe industrinë e prodhimit të drithërave. Shqipëria në kohën e tij, u kthye në batak parazitësh, sidomos në periudhën e piramidave. Dikush duhet të përgjigjet, dikush duhet të shkojë prapa hekurave për situatën alarmante në të cilën ndodhet sot bujqësia në Shqipëri. Le ta nisin nga ai dhe ata, që dikur talleshin me  “kohën e diktatorit” (por që i shërbyen denjësisht) dhe postulatin e tij “të punojmë dhe jetojmë si në rrethim”.

Next Post
Nga 1 korriku, deklarata e TVSH-së dhe librat e shitjes/blerjes plotësohen automatikisht nga sistemi i Fiskalizimit

Nga 1 korriku, deklarata e TVSH-së dhe librat e shitjes/blerjes plotësohen automatikisht nga sistemi i Fiskalizimit

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Ai qe mendjendritur.Iu prehtë shpirti në paqe.Gjithçka e bëri për Shqipërinë .Ishte nacionalist dhe internacionalist.Çdo vepër hidroenergjetike madhore,çdo fushë dhe kodër e mbjellë me grurë,misër,agrume etj.mban emrin e tij.Veprat madhore te ndusteiale fabrikat,uzinat kombinatit,fabrikat minerare, galeritë minerare,veprat monumentale të kulturës së sotme shqiptare,muzika e lëvruar popullore dhe qytetare,arsimi dhe mjekësia falas,jeta e sigurtë e çdo qytetari,pensioni i sigurtë për.të gjithë janë vepra.madhore të Enver Hoxhës.Çfsrë bëmë në këto 31 vjet? Si përbindësha dogjëm dhe shkretuan gjithë ekonominë popullore të ndërtuar me aq mund nga breza të tërë.shqiptarësh ,punëtorë të palodhur.Çfarë na dha Amerika? Nov Rrokun.Na rrëmbeu me llotarinë trurin e kombit,na bëri vasalë të saj.E.tmerrshme!? Dhe kësaj i falemi dhe i themi faleminderit demokraci.Jemi për të vënë duar në kokë ❤️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In