Partia Demokratike dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS-së, për rezultatin e zgjedhjeve të qarkut Gjirokastër.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan eksperti Ligjor i PD-së, Marash Logu./ b.h