• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD”, Imami: Më 13 qershor, rezultatet për të do jenë të papritura!

by
24/05/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë së Sali Berishës, Arben Imami, ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “FrontLine” drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Gjatë fjalës së tij, Imami komentoi zhvillimet më të fundit brenda PD.

Ai tha se moskandidimi i Ibsen Elezit ishte i gabuar, pasi sipas Imamit, është një individ me kontribute në PD.

Mbështetja dhe kandidimi i Edith Harxhit sipas tij, ishte një vendim grupi, konsensual. Sakaq, Imami u ndal edhe tek lideri aktual i PD, Luzlim Basha. Sipas

 

 

ish-ministrit, Basha fill pas humbjes në zgjedhje duhet të jepte dorëheqjen, ndërsa zgjedhjet e 13 qershorit në PD, i cilësoi si të pabarabarta.

Basha po kërkon mandatin e tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të ishin në 22 korrik, por është 13 qershori. Pse u afruan zgjedhjeve?

Arben Imami: Këto janë pyetje për Bashën e kryesinë. Nuk pyetën ata që marrin vendime, por pyetemi ne se si mendojmë. Hapi i parë i mediave është të pyetet zoti Basha. Zgjedhjet afrohen në mënyrë që të mos japin mundësi të japin debat, të mirë, të shëndetshëm dhe konstruktiv në parti. Të mos ketë zgjedhje të brendshme. Mungesa e debatit brenda partisë është problem serioz. Mungesa e analizave tregon që nuk vlen arsyeja. Sigurisht në këtë lojë force, kryetari aktual i partisë ka më shumë mjete. Kryesia vendos se cilat kandidatura do të miratohet. Shkualifikimi i Ibsen Elezit është i pa justifikueshëm. Ai është anëtar, ka pasur angazhime të rëndësishme. Është kritik, shumë mirë. Zonja Harxhi është për strukturim të thellë të PD. Do të rregullojë rregullat e përfaqësimit të brendshëm, që njeriu i thjeshtë të ketë një zë, që zëri i tij të dëgjohet. Nëse demokracia s’ka përfaqësim, demokracia nuk është më demokraci. Ky është problemi. Listat, kryetarët, gjithçka, bëhen në bazë të një vullneti të vetëm. Nuk mblidhet Këshilli Jokombëtar, mblidhet rrallë kryesia. Nuk ka shans për sukses, nëse vendimet do të merret me këtë mënyrë. Ne propozojmë zonjën Harxhi, që para dy vitesh ka propozuar një statut.

Demokracia e munguar sipas jush mohohet nga zoti Basha?

Arben Imami: Po nga kush tjetër? Në kupolë ai është vetëm. Basha ka dështuar, s’ka cbën më. Ai nuk ka asnjë fitore deri më tani. Është humbës serial.

Pse nuk kandiduat për të qenë në krye të PD. Nuk besoni te procesi?

Arben Imami: Së pari nuk është një ambicie e domosdoshme, kandidaturën e Edith ne e kemi biseduar në mënyrë të gjatë. Edhe kandidaturën e Ibsenit. Ky është një vendim grupi, konsensual, e nuk kishte arsye që të prishej kjo konsensus.

A duhet që Basha të jepte dorëheqjen, duke qenë se vjen nga një humbje në zgjedhje?

Arben Imami: Basha duhet të jepte dorëheqjen, e të ishte një deputet, anëtarë i lartë i PD, do të ishte njeri i nderuar. Ai duhej të largohej pa rikthim. Të ndiqte shembullin e Nanos dhe Berishës. Zoti Basha, ky vendim i afrimit të zgjedhjeve, është një sjelle politike jo perëndimorë, jo Evropiane. Nuk është kjo politika. Do të jetë e mirë për të, do të zgjidhet prapë. Por PD me të nuk fiton. Ai i është borxhli për PD, ka humbur dy lloj zgjedhje, vetëm një kallëp i tillë i humbte këto zgjedhje. Kishte pakënaqësi të madhe për shkak të një qeverisje të keqe të Ramës. Kishte lëvizje për ndryshim që ishte kumptisuar në Shqipëri, që çdokush bën dy mandate e ikën. Ishin këto elementë që të kishin rotacion. Por ky nuk krijon alternativë.

Pse nuk fiton Basha?

Arben Imami: Të thuash zoti Basha humbet për shans, do të thotë që është në ajër. Zoti Basha nuk e bën dot këtë punë. Ku nuk e bën dot, duhet të largohet. Ai është barrë i PD. Ky nuk mund ë qëndrojë më, sepse e dëmton partinë. Ky do të humbë të gjitha zgjedhjet që do i vijnë përpara.

Ngritja e komisionit është quajtur si një instrument i Bashës në zgjedhje?

Arben Imami: Ka disa probleme zgjedhore. Komisioni është vendosur në mënyrë të njëanshme. Në rastin më të pakët, pesë anëtarë të komisionit i ka vënë Basha. Vendimet të dalin me shumicë, por të ketë shans për të folur, reaguar. Nuk ka një kompetencë ligjore në proces, për të mbajtur shënime, etj etj. Kjo e komprometon rëndë procesin. Ne do e bëjmë këtë luftë dhe do të shohim rezultatet që do të kemi. Rezultatet do të jenë suprizuese për Bashën.

A ka garë reale?

Arben Imami: Jo nuk ka. Duhet të krijohen kushtet që kandidatët të kenë kohë të mundshme. Gara është e pabarabartë. Janë 70 degë të partisë, do të ketë 70 kuti votimi. Gara është e ndikuar negativisht që nga fillimi. Elementi i dytë janë listat, këto i mbajnë sikur ato janë të fshehta, nuk ka lista të fshehta. Partitë janë publike, janë pronë publike në një kuptim. Investohen që të bëhen fushata, etj etj. Normalisht zgjedhjet në parti, janë objekt i shqyrtimit gjyqësor. Nëse thyen rregullat do të ketë proces gjyqësor. Si duhet të ketë lista të fshehta. Kjo është e papranueshme, ka qëllim të mos japë mundësi kandidatëve të kontrollojnë procesin.

Shumë herë është kërkuar që të ketë përballje publike, televizive, mes kandidatëve. Ndërkohë jë nga kërkesat është që të ketë debate publike?

Arben Imami: Debati publik i bën mirë të gjithëve.

Pse ka një lloj stepje për të bërë këto përballje?

Arben Imami: Do të ishte e arsyeshme që në kushtet që zhvillohet në më pak se dy javë, e gjithë fushata është 12 ditë. Problemi është te aksesi. Sigurisht që kandidatët s’kanë pasur këtë akses që ka pasur zoti Basha. Idetë e zotit Basha janë të diskredituara, personaliteti i tij politik është i diskretituar. Nuk premton asnjë ditë të mirë për PD.

Ndër refrenet e Bashës është që është kryer një masakër elektorale. Ai e mbështet integrimin, sigurisht, është një gjë normale. Ka dhe një ftesë nga zoti Rama, shihni lidhje nga këto situata?

Arben Imami: A do të shkojë në këto linja zoti Basha nuk e di. Unë do të them që kjo do të ishte e gabuar. Unë mendoj që një bashkim do të ishte e dëmshme, Basha ka detyrim që t’i thotë anëtarëve se cili do të jetë vendimi i tij, do të ketë qeveri koalicioni apo jo. Duke qenë se ende s’ka dhënë përgjigje, nuk mund ta komentoj. Të gjithë kandidatët duhet të mbajnë qëndrim mbi këtë çështje.

Prisni ndryshim?

Arben Imami: 13 qershori do të jetë ditë surprize. Dot ë ketë një kontroll më të mirë të procesit të votimit, e cila do të na sjellë më pas surpriza.

/b.h

Next Post
Marrin fund dyshimet/ Del rezultati i testit të drogës së këngëtarit të grupit “Maneskin”

Marrin fund dyshimet/ Del rezultati i testit të drogës së këngëtarit të grupit “Maneskin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit?

August 27, 2026
FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

August 27, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

August 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Afati i vetëm që drejtësia shqiptare ka respektuar deri më sot!

August 27, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com