• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të përndjekurit, ja dokumentet e reja ​që duhet të dorëzojnë trashgimtarët

by Java News
24/10/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa kohësh Ministria e Finacave ka publikuar listat e trashgimtarëve që kanë mungesë në dokumentacion. Financat u kanë lënë afat 3 muaj ish të përndjekurve për të plotësuar dokumentat. Por cilat janë këto dokumenta. Gazeta ju risjell sot të plotë udhëzimin e Ministrisë së Financave për shpërndarjen e kësteve dhe dokumentat që duhet të dorëzohen në çdo rast.

“Për shpërndarjen e dëmshpërblimit, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, çdo ish i dënuar politik i regjimit komunist apo rrethi i familjarëve, të ish të dënuarit politik, sipas përcaktimit në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar, duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Financave, dorazi në protokollin e institucionit ose me postë në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, Tiranë”, – thotë Ministria e Financave/

Dokumentat
Dokumentacionin sipas rasteve të poshtëshënuara: Kur ish i dënuari politik jeton, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

-Dokument i vlefshëm identifikimi.

-Vërtetim për numrin e llogarisë bankare në Lekë, për ish të dënuarin, të çelur në një nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin Brenda territorit të Republikës së Shqipëris.

Kur ish i dënuari politik nuk jeton, rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

-Akt trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar.

-Certifikatë vdekje e ish të dënuarit, origjinale

-Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit, origjinale Certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare. -Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshperblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, 5- Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Prokura duhet të jetë origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit për çdo të përfaqësuar.

Trashgimtarët
Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton , për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë,( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën b), për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jetojnë, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar,nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave: 1) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton, originale.

Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Me kalimin e kësaj periudhe (3 vjet), personi që nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërblimit.

Këstet
Mbi shpërndarjen e kësteve të tjera Pagesat e kësteve të tjera, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: 1- Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët. 2- nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. 3- nuk ka revokim të prokurës së posaçme. Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë: a) Revokimi i prokurës, original, b) Nr. Llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, c) Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo trashëgimtar.

Dokumentacioni që duhet të dërgohet në Ministrinë e Financave , për çdo shpërndarje të kësteve të tjera janë: 1 – Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lekë, ( dokumenti banker i periudhës kur dorëzohet dokumenti). 2 – Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Shënim: Në kuptim të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për Dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të rregjimit komunist” të ndryshuar , 1- Rrethi i familjarëve, që përfitojnë dëmshpërblimin financiar janë: I. Trashëgimtar të radhës së parë: a. Nëna, babai, bashkëshortja, fëmijët; b. Vëllezërit dhe motrat, kur nuk ka trashëgimtarë sipas pikës a/I. II. Trashëgimtar të radhës së dytë: a. Fëmijët e fëmijëve; b. Fëmijët e vëllezërve dhe motrave, kur nuk ka trashëgimtarë sipas pikës II/a.

Pagesat
Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik.  Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara  sipas dispozitave  ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative. /shqiptarja

a.ç

Next Post
FOTOT/ Ilda Bejleri i vë flakën Instagramit…kujt po i kërkon ta vrasë…?

FOTOT/ Ilda Bejleri i vë flakën Instagramit...kujt po i kërkon ta vrasë…?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In