• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të përjashtuarit nga drejtësia pedagogë tek Shkolla e Magjistraturës për të ‘formuar’ gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Emrat

by Java News
10/11/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Vetingut përjashtoi për një periudhë 15-vjeçare nga drejtësia gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Amarildo Laçin. Vendimi erdhi pasi Laçi dha dorëheqjen nga sistemi duke evituar përballjen me procesin e Vetingut. Ish gjyqtari ishte ftuar më datë 19 maj 2020 në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e një procesi hetimi që ka zgjatur një vit e 5 muaj. Por, Laçi ka kthyer përgjigje se kishte dhënë dorëheqjen. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut është rreth 90.

Por, ajo që e bënë të veçantë rastin e ish gjyqtarit Amarildo Laçin është fakti që Laçi figuron pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës, shkollë nga e cila dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Nuk ka ndonjë shkelje ligjore, por pyetja që ngrihet është: Një ish gjyqtarë i përjashtuar nga drejtësia, si dhe çfarë mund t’u mësojë studentëve të Magjistraturës, të cilët do të bëhen nesër gjyqtarë dhe prokurorë?

Pranë Shkollës së Magjistraturës është pedagog edhe ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, i përjashtuar gjithashtu drejtën për t’u riemëruar në një pozicion në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, me vendim të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Edhe pse kur Komisioni i Vetingut e ftoi për t’u paraqitur në seancë dëgjimore, Ligori tha se nuk e ushtronte më funksionin e prokurorit që në vitin 2018, Komisioni vendosi masën e përjashtimit për t’u rikthyer në sistem për 15 vite.

Në Shkollën e Magjistraturës jep mësim edhe ish anëtari i Gjykatës së Lartë, Perikli Zaharia, i cili ka marrë pjesë në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për skandalin me Rrugën Durrës Kukës, por Zaharisë i mbaroi mandati që në tetor të vitit 2009.

Ndërkaq, prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për pasuri të pajustifikuara, rezultojnë në listën e ekspertëve të aktiviteteve trajnuese pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021. Pjesë e listës figuron gjyqtarja e Tiranës Alma Hicka, e shkarkuar nga detyra për pasurinë dhe konflikt interesi, gjyqtari i Administratives,

Amarildo Laçi, i përjashtuar nga drejtësia për shkak të dorëheqjes nga frika e Vetingut, ish prokurori Bilbil Mete për shkak të dorëheqjes nga sistemi për të evituar Vetingun, prokurorja Elina Kombi, por që është shkarkuar në vitin 2022, ndërsa zonja Kombi rezulton eksperte trajnimesh për vitin akademik 2020-2021.

Pjesë e listës është gjyqtarja Lindita Sinanaj, e shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie, gjyqtarja Manjola Bejleri e shkarkuar nga detyra për pasurinë, gjyqtarja Mariana Dedi (Shegani) e shkarkuar për probleme me pasurinë, prokurori Sokol Pasho i shkarkuar nga Vetingu, gjyqtari Spiro Spiro i shkarkuar gjithashtu nga detyra për probleme me pasurinë, Valbona Pajo (Bala) etj./Adriatik Doçi-Shqiptarja.com

Next Post
“Ti e gropose, je kriminele’’/ Përballja live për zhdukjen e të riut përmetar, fqinja-vëllait: E preka me dorë, por s’ta vrava

"Ti e gropose, je kriminele’’/ Përballja live për zhdukjen e të riut përmetar, fqinja-vëllait: E preka me dorë, por s’ta vrava

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In