• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pathënat e trukimeve në futbollin italian, si shantazhoheshin arbitrat

by A R
29/08/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kalçiopoli” është një nga ngjarjet më tronditëse jo vetëm në historinë e futbollit italian, por dhe atij botëror.

Ekipi që u dëmtua më shumë nga ky skandal ishte Juventusi, që u rrëzua një kategori më poshtë, edhe pse në fakt, nga ato që kanë dalë më pas, shihej qartë që i gjithë futbolli italian ishte i zhytur në llum.

Njeriu simbol i këtij skandali është Luçiano Moxhi, ish-drejtori i Juventusit, që është rikthyer të flasë për mediat italiane, për anën e errët të futbollit italian në atë kohë.

Sipas tij, një rol të madh në ngritjen e një sistemi shantazhi ndaj arbitrave, ka pasur kompania e telefonisë Telecom, që kontrollohej nga njerëz pranë Interit.

“Arbitrat përgjoheshin me të dashurat dhe putanat e tyre dhe më pas shantazhoheshin”, thotë Moxhi.

Një rol të madh në skandalin që tronditi Italisë, sipas tij, ka pasur administratori i Milanit, Adriano Galiani.

“Milani kishte ndeshje me Juventusin.

Galiani, që ishte president i Ligës, mori në telefon drejtuesit dhe kërkoi që ndeshja të shtyhej me një javë për shkak se kishte vdekur Papa.

Ndeshja duhej të luhej të hënën, por ai kërkonte një javë, pasi ishte dëmtuar Kaka”, tregon ish-drejtori i Juventusit.

“Kur në një ndeshje mundëm Milanin në shtëpinë e tyre, drejtori i gjyqtarëve mori në telefon Galianin dhe i thotë: Adriano, në shtëpinë tonë janë duke qarë”, vijon Moxhi.

Në lidhje me arbitrin De Santis, i cili u dënua ma pretendimin se kishte favorizuar Juventusin, Moxhi tregon një histori, që ka dalë nga përgjimet e telefonave:

“Milani, që ishte një pikë larg nesh, do të luante me Fiorentinën, që rrezikonte të binte nga kategoria.

Meani, drejtues i Milanit, merr në telefon De Santis dhe i thotë: “Shiko se Kaka dhe Rui Kosta nuk duhet të marrin kartonë, pasi javën tjetër kemi ndeshje me Juventusin dhe po u ndëshkuan, ata nuk do të jenë.

Vetëm prej kësaj telefonate, Milani meritonte të shkonte në Serinë B.

Kur kujtoj atë ndeshje, De Santis pastaj nuk i dha një penallti Fiorentinës.

Ne heshtëm.

Në mëngjes De Santis merr në telefon Meanin dhe i thotë: “E pe, gjithçka shkoi mirë”.

Meani i përgjigjet: “Je një mik i mirë, ja thashë edhe Galianit”.

Sipas Moxhit, ajo që ndodhi me Juventusin, ishte një komplot i madh, pas përplasjeve në familjen Anjeli, në të cilën u përfshi edhe vetë presidenti i FIFA-s, Sepp Blater.

“Tek Juventusi kisha dy sy para dhe dy sy mbrapa.

Carraro dhe Galiani, përkatësisht presidenti i Federatës dhe i Ligës, punonin për interesat e Milanit, dhe Faketi lobonte tek arbitrat për Interin.

Është e vërtetë, flisja edhe unë me arbitrat, por kërkoja vetëm gjykim të ndershëm.

Nuk i kam kërkuar askujt favorizim për fitimin e një ndeshje, siç kanë bërë të tjerët”, thotë Moxhi.

“Në vitin 2004, Carraro mori në telefon arbitrin e ndeshjes Inter-Juventus, dy orë para nisjes së saj, dhe i tha: “Ki kujdes, se është shumë e vështirë të arbitrosh aty, dhe e di vetë ti si të veprosh”, tregon ish-drejtori i Juventusit.

Sipas tij, nëse do të favorizohej Juventusi, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi në Peruxhia.

“Në atë ndeshje na hoqën titullin.

Kolina, arbitri që sponsorizohej nga Milani, e ndërpreu ndeshjen për 74 minuta dhe pastaj e rifilloi në kushte skandaloze.

Duhej të isha larguar dhe ta nxirrja ekipin nga fusha, por do të hakmerreshin dhe do e paguanim shtrenjtë”, kujton Moxhi.

Next Post
Noka: Rama i dha mikut të tij 127 tendera

Noka: Rama i dha mikut të tij 127 tendera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com