• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pathënat e skuadrës së re të Lulzim Bashës

by Ylli Pata
30/08/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Skuadra drejtuese e Lulzim Bashës, e cila formalisht vendoset sot, ishte normale që nuk do të sillte risi, pasi kjo ndodhi që në Kuvendin e korrikut.

E kështu që mungesa e një fytyre të re në ekipin “qeverisës” së opozitës, nuk mund të sjellë të reja, në grupin drejtues të kupolës së selisë blu.

Realisht, ka një ndryshim në ekip, që duket edhe është edhe drejtuesi më i rëndësishëm i opozitës për sezonin e ri që vjen. Bëhet fjalë për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushajn, i cili në fushatën e 25 prillit ishte shefi politik i fushatës së qarkut Tiranë.

Rushaj, i cili në të shkuarën nuk ka qenë një drejtues i lartë i kupolës së PD-së, gjatë mandatit të parë qeverisës së Partisë Demokratike 2005-2009 ka qenë këshilltar i Genc Rulit në ministrinë e Energjetikës, dhe në mandatin e dytë ishte zv.minsitër i Financave.

Një teknokrat më shumë se një politikan, aktivizimi i tij është realisht prurja e vetme e Bashës në politikën e lartë të selisë blu, që natyrisht e ka marrë nga grupet përkrahëse të kësaj force në radhët e intelektualëve.

Rushaj, i përket edhe asaj pjesë që ngjit edhe me atë që quhet elektorat gri, kryesisht në kryeqytet, ngaqë i përket shtresës qytetare të Tiranës.

Në opinion, kryesisht nga njerëz të opozitës ka vazhdimisht akuza e pakënaqësi, pse në opinion akuzojnë Lulzim Bashën se përse nuk sjell të rinj, e nuk shënjestrojnë Edi Ramën, që tashmë është në mandatin e tretë.

Përveçse në fakt Rama, ka sjellë jo pak njerëz në qeverisje nga pjesë të shoqërisë që nuk kanë lidhje me aparatin politik të PS-së, gjithsesi shoqëria pret prej opozitës një rinovim të rëndësishëm emrash që të përfaqësojnë sa më shumë shoqërinë e pjesë të saj.

Kur një forcë politike fiton zgjedhjet, në të jithë botën, skuadra nuk se ndryshohet shumë, pasi është konfirmuar, kurse opozita është ajo që pas humbjes ndryshon për t’i dhënë mesazh shoqërisë se është gati të transformohet sipas ndjesive dhe kërkesave të publikut.

Pra, laj thaj, Rushaj është risia kryesore, megjithatë duke qenë se është emëruar si kreu i grupit parlamentar, i jep një mundësi PD-së që të ketë një përfaqësim të ndryshëm në Parlamentin e ri që fillon në shtator.

Një mundësi për ta bërë betejën parlamentare më në fund, si mjetin politik primar të PD-së, jo vetëm për opozitën ndaj Edi Ramën, apo edhe kontrollin e qeverisjes, por edhe për të krijuar një politikë në formë e përmbajtje të ndryshme, që do ta transformonte dhe emanciponte politikën shqiptare.

Deri këtu, zoti Rushaj, ka mundësinë për të qenë në këtë standard që kërkon shoqëria prej një politike që me kakofoninë e saj të përnatshme, ka prishur shijen e një europianizimi në mjedisin politik.

Megjithatë, Rushaj do të ketë një problem të madh në Parlamentin e ri, nëse realisht synon që të jetë përçuesi i një “epoke” të re të parlamentarizmit që do të sjellë opozita.

E ky problem i madh është natyrisht Sali Berisha. i cili përveç “cenit” tashmë të rëndë që i është dhënë nga qeveria e SHBA, është një model parlamentar që tashmë e dimë, synon përplasjen e egër, akuzat e sharjet e forta ndaj kundërshtarëve politikë, që nga marrëdhëniet e tyre të pushtetit, por edhe marrëdhëniet familjare, ato shoqërore, lidhjet e krushqisë etj.

Ka shumë nga përkrahës së opozitës, që shtrimin e këtij problemi të madh për PD-në, e argumentojnë se e bëjnë “njerëzit e Ramës” që me urdhër sulmojnë ish-kryeministrin.

Por sado që të mos duash ta përmendur, ky problem është në shesh, e natyrisht që nuk ka sesi të anashkalohet përkundrazi.

Nuk ka nevojë të shtihet fall për përformancën e Berishës në Parlament, pasi kemi përvojën nga viti 2013 e deri në 2019 kur dogjën mandatet, ku ish-kryeministri instaloi tashmë modelin e tij, kur ishte kryefolësi i opozitës në Kuvend.

Si në mandatin e Ilir Metës si kryetar Kuvendi, ku Lulzim Basha nuk ishte në Kuvend, ashtu dhe në atë të Gramoz Ruçit, Sali Berisha, ku Basha ishte deputet e fliste në çdo seancë; pikat mbi i të qëndrimit të opozitës i ka vendosur Sali Berisha.

Madje edhe në vendimet për të marrë ndonjë akt politik apo edhe demonstrativ, Berisha ka qenë determinant. Kur ai largohej, iknin të gjithë, kur ai dilte në podium për të bllokuar dilnin të gjithë, e raste të tjera.

Me një fjalë, Sali Berisha ka qenë kryetari real i grupit parlamentar të PD-së, e jo Edi Paloka në legjislaturën e Ilir Metës kryetar e Edmond Spaho në legjislaturën e Gramoz Ruçit.

Kjo ndodh pasi është vetë Sali Berisha që e imponon fuqinë dhe aktivizimin e tij politik ekstra në Parlament, së cilës natyrisht që nuk ka fuqi kush t’i kundërvihet, kur këtë nuk e bën kryetari i partisë Lulzim Basha.

I cili në një mbledhje grupi e thotë hapur që zoti Berisha nuk duhet të jetë protagonist dhe kaq. Basha nuk do ta bëjë asnjëherë këtë ndërhyrje, ndaj edhe fuqia e kryetarit të grupit në këtë rast, edhe sikur të jetë vullneti politik, nuk do të ishte, pasi nuk e ka mandatin politik.

As më shumë, që Sali Berisha e ka deklaruar hapur që ai jo vetëm nuk do të largohet nga grupi parlamentar i PD-së, por do ta trefishojë veprimtarinë e tij në Kuvend.

Ç’ka do të thotë se nëse në 2017-2019 ka dhënë imazhin e kryetarit real të grupit të PD-së në Kuvend, tashmë do ta trefishojë këtë imazh. E si mund ta ndalojë zoti Rushaj këtë rol, nëse nuk është Basha që nuk e sqaron qartë e përfundimisht?!

TemA

Next Post
17-vjeçarja britanike infektohet me COVID dhe përfundon në spital, thirrje qytetarëve: Ju lutem vaksinohuni, virusi s’është shaka

17-vjeçarja britanike infektohet me COVID dhe përfundon në spital, thirrje qytetarëve: Ju lutem vaksinohuni, virusi s'është shaka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In