Në emisionin Opinion, mbrëmjen e kësaj të enjteje i ftuar do të jetë Kryeministri Edi Rama.
Lajmi e konfirmon gazetari Drini Zeqo, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “E mësuam edhe qeverinë e re… për më shumë sonte në Opinion, live 21:00, Edi Rama përballë gazetarëve ”.
Kryeministri pritet të flasë për qeverinë e re, çështjen e refugjatëve, Ballkanin e Hapur dhe ngjarjet e aktualitetit politik.
/a.r











