• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pathënat e grushtit të shtetit, Klosi: Si e dorëzoi shtetin Nano, e dinte para kohe e u arratis

by A R
15/09/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një rrëfim për gazetën “Sot” ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, flet për të pathënat e protestës së dhunshme të 14 shtatorit të vitit 1998.

Fatos Klosi tregon se kjo ngjarje ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme jo vetëm nga ata që e organizuan, por edhe nga vetë qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga kryeministri Nano.

klossiKlosi deklaron se Fatos Nano ishte në dijeni për puçin që po përgatiste opozita dhe ia mbathi nga frika para se të ndodhte grushti i shtetit, duke e lënë shtetin në mëshirë të fatit.

Ish-kreu i SHISH deklaroi se Nano kishte plan që të ikte në Itali, që në datën 13 shtator, por si përfundim u fsheh në Maqedoni.

Sipas tij, Nano e la shtetin në dorë të atyre që shkatërruan institucionet.

“Fatos Nano u largua para grushtit të shtetit. Të gjithë ishim në dijeni se ata diçka do bënin, por nuk na i merrte mendja se do të arrinin deri aty sa të shkatërronin shtetin. Ikja e kryeministrit ishte vërtet një qëndrim shumë i rëndë për shtetin.

Askush nuk e dinte në Shqipëri se ku ishte kryeministri!? Nuk e dinte as Presidenti dhe as ministrat e tij. Nuk kishte pse kryeministri të shkonte aq larg, saqë mos ta dinte askush! Situata ishte e frikshme, por kryeministri mund të shkonte në Dajt ose diku tjetër. Që në datën 13, kryeministri donte të ikte në Itali, por iku në Maqedoni”, deklaroi Fatos Klosi.

Fatos Klosi rrëfen se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si indicie që opozita e asaj kohe të organizonte grushtin e shtetit kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

“Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si indicie për nisjen e grushtit të shtetit; u dërgua kufoma e të ndjerit Azem Hajdari në derën e Kryeministrisë.

Kjo ishte një ngjarje e organizuar kohë më parë. Nuk e di cili ka qenë qëllimi i vërtetë i kësaj ngjarje? Ndoshta për të treguar ja se çfarë mund të bëjmë ne me shtetin.

Ajo që ndodhi, më pas e tregoi se ishte një udhë pa krye. Sepse, çfarë do bënin të nesërmen? Kush do shpallej kryeministër? Ata deputetë që ishin në Kuvend të asaj pale që organizoi grushtin e shtetit, nuk mund ta ndërtonin shtetin ligjor. Edhe ata që ishin në pushtet, nuk ishin në lartësinë e detyrës së tyre”, u shpreh Klosi.

Fatos Klosi e kujton këtë ngjarje me keqardhje, pasi shteti u shkërmoq. Ish-kreu i SHISH thotë se grushti i shtetit u la në mes nga vetë organizatorët, pasi PD me deputetët e saj në Parlament nuk mund ta krijonin dot shtetin ligjor.

“Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë.

U shkatërrua shteti. Garda u përpoq ta mbrojë Kryeministrinë, por edhe Garda vetë u shkërmoq. Pati disa të plagosur. Organizatorët u futën nëpër zyrat e shtetit me dhunë. Askush nuk e kundërshtoi këtë organizim të dhunshëm. Policia u shpërnda. Organizatorët e lanë vetë në mes atë që kishin nisur.

Me siguri dikush iu tha: Po nesër çfarë do bëni? Ja i morët zyrat, çfarë do bëni, do t’i ndan i zyrat? Është e pamundur që në një demokraci të pretendohet të merret pushteti me grusht shteti. Ata që e patën shtetin në dorë nuk u përpoqën fare që ta mbronin. Është një ngjarje që të vjen siklet për ta kujtuar, qoftë nga njëra palë që e organizoi grushtin e shtetit, qoftë dhe për ata që duhet ta mbronin atë shtet”, tha Klosi.

Next Post
Sherri për një femër, zbardhen mesazhet në Facebook midis të rinjve dy orë para vrasjes

Sherri për një femër, zbardhen mesazhet në Facebook midis të rinjve dy orë para vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In