• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të pasurit pasurohen më shumë, ja kush e kryeson klubin e miliarderëve në botë

by Java News
26/10/2018 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregje Klubi i super të pasurve po rritet – po ashtu edhe pasuria e tyre e përgjithshme. Një studim i bankës zvicerane UBS nxjerr në pah gjithashtu, që Kina u paraprin të gjithëve me disa miliarderë dhe disa miliarda më shumë.

Tregjeve të aksioneve në bum, rritje e çmimeve të pasurive të patundshme dhe rritje ekonomike në front të gjerë kanë bërë që pasuritë e njerëzve më të pasur në botë në vitin 2017 të jenë rritur me rreth 19% krahasuar me një vit më parë duke arritur në një shumë rekord prej 8,9 bilionë dollarësh. Kjo mësohet nga një studim i sapo bërë publik i shoqatës së konsulencës PwC dhe bankës zvicerane UBS, tek e cila është zgjeruar banka e të dhënave.

Miliarderët në mbarë globin po bëhen gjithnjë e më të pasur. Numri i tyre është megjithatë i kufizuar me gjithsej 2158 burran e gra që ndajnë këtë pasuri të pamasë, e cila e përkthyer në euro do të thotë se është më shumë se dyfishi i rendimentit vjetor ekonomik të mbarë Gjermanisë, pra ekonomisë më të madhe në Europë(2017: gati 3,3 bilionë euro). Mesatarisht kjo do të thotë afërsisht  4,1 miliardë dollarë për secilin super të pasur.

Kinezët të pasur në moshë më të re

Eshtë Kina kryesisht që prej vitesh po shënon ngjitje në këtë drejtim. Më 2017 super të pasurit e Kinës patën rritjen më të madhe në mbarë botën me një plus pasurie prej 39% në vlerën 1,12 bilionë dollarë. Studimi numëron 373 kinezë që aktualisht i përkasin klubit të miliarderëve – një vit më parë numri i miliarderëve kinezë ishte 318. Kinezi ekstremisht i pasur me një moshë rreth 55 vjeç është mesatarisht më i ri se pjesa tjetër e miliarderëve në botë që janë afërsisht rreth moshës 64 vjeç.

Edhe në Gjermani numri i miliarderëve brenda një viti është rritur nga 117 në aktualisht 123. Sipas këtyre të dhënave kuota e rritjes në Gjermani është 5% më e larta krahasuar në nivelin europian. Një ndër pesë miliarderët në Europë janë nga Gjermania.

“Shumë miliarderë janë aktiv si sipërmarrës dhe – pikërisht në Gjermani – shpesh prej brezash”, thotë Maximilian Kunkel, shef i strategjisë së depozitave bankare në administrimin e pasurisë së bankës zvicerane UBS në Gjermani. Sukses premtojnë angazhimet e sipërmarrjeve në fushën e konsumit, imobiljeve dhe bioteknologjisë.

I pasur me forcat e veta

Gjermanët më të pasur sipas një liste të revistës “Manager Magazin” duhet të jenë aksionerët e mëdhenj të BMW-së Stefan Quandt dhe Susanne Klatten me një pasuri të vlerësuar në rreth 34 miliardë euro. Të dy trashëgimtarët e koncernit kanë  47 përqind të aksioneve të prodhuesit të automjeteve – ata kanë pasur vetëm në maj të këtij viti një divident prej 1,1 miliardë eurosh.

Studimi vëren një tendencë në rritje të miliarderëve, që ia kanë dalë me forcat e veta me një ide të mirë biznesi të bëhen pjesë e klubit të super të pasurve: nga 332 syresh në vitin 2017 ishin 199 të ashtuquajtur miliarderë selfmade, 89 prej tyre janë nga Kina./dw/

a.ç

Next Post
VIDEO / Djali i Messit pikturon logon e Juventusit?

VIDEO / Djali i Messit pikturon logon e Juventusit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In