• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të pasura dhe të pushtetshme, gratë e fuqishme të korporatave

by A R
17/10/2017 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista Fortune ka nxjerrë listën e sivjetshme me 50 gratë më të fuqishme të botës së korporatave. Në listë përfshihen drejtuese ekzekutive në korporata globale si Mary Barra e General Motors dhe Indra Nooyi e Pepsit. Listës i janë shtuar shtatë emra të rinj, ndër to është një latino-amerikane që drejton një ndër 500 kompanitë më të fuqishme të botës.

Në numrin e këtij muaji, revista Fortune ka një artikull biografik mbi Indra Nooyi, e cila renditet e dyta në listën e 50 grave më të fuqishme. 61-vjeçarja Nooyi është shefe ekzekutive e kompanisë PepsiCo, një ndër prodhuesit kryesorë globalë të ushqimit dhe pijeve me të ardhura neto mbi 63 miliardë dollarë.

Në takimin e 19-të vjetor në Uashington, zonja Nooyi thotë se kompania e saj ka përqafuar prirjet e reja për t’iu përshtatur evolimit të shitjeve me pakicë.

“Për kompani si e jona që e mbështesin modelin e shitjeve tek vendimet impulsive të konsumatorit, gjë që kërkon që konsumatori të nxitet me imazhin e produktit, na duhet të gjenim mënyra të reja për ta krijuar këtë impuls. Prandaj analizojmë ndryshimet që po ndodhin në treg për të indentifikuar mënyrat e reja të veprimit. Është ndoshta momenti më interesant për të drejtuar një kompani ushqimi e pijesh, por mund të jetë edhe momenti më i frikshëm”, thotë zonja Nooyi.

Zonja Nooyi ka qenë disa herë në këtë listë, po ashtu edhe shefja ekzekutive e kompanisë General Motors Mary Barra, e cila për të tretin vit ndodhet në vend të parë.

Në vend të 13-të është një emër i ri: Geisha Williams, e lindur në Kubë, e cila tani drejton kompaninë më të madhe elektro-energjetike të Kalifornisë. Ajo është e para latine, e lindur jashtë Shteteve të Bashkuara që përfshihet në listën e revistës Fortune.

“Ndjehem shumë e nderuar dhe e prekur që historia ime gjeti jehonë ndër ata që kanë lindur në një vend tjetër, që erdhën si imigrantë, që nuk e kishin anglishten gjuhën e nënës. Për ta unë jam shembull se çdo gjë mund të arrihet në këtë vend”, tha zonja Williams.

Në vend të 40-të është nënpresidentja e IBM-it, e cila drejton një divizion të krijuar rishtazi që po punon për të zhvilluar teknologji për të reaguar në moment kur një sistem operimi ka avari:

“Për shembull në sistemin që po zhvillojmë ne, brenda 2 sekondash identifikohet dhe veçohet një problem në zinxhirin e sigurisë ushqimore. Ndërsa aktualisht në praktikë, në kompanitë më të shpejta në reagim duhen 6 ditë e 18 orë. Mendoni sa njerëz sëmuren pasi problemi nuk kapet brenda 2 sekondash, por pas gjashtë ditësh,” thotë zonja Bridget Van Kralingen.

Lista përfshin një numër figurash që drejtojnë kompani në sektorë që nga informatike, tek automjetet e shitja me pakicë.

“Ne analizojmë të ardhurat e kompanisë ose të divizionit që këto gra drejtojnë, vlerën e kompanisë në treg dhe luhatjet e kësaj vlere gjatë viteve. Pra ka një proces specifik në zgjedhjen e këtyre emrave në listë. Ne duam të analizojmë edhe ndikimin që kanë këto gra, gjë që nuk është shumë e lehtë”, thotë Michal Lev-Ram e kompanisë “Fortune”.

Ann-Marie Campbell që drejton kompaninë Home Depot mbetet e vetmja afrikano-amerikane në listë. Gratë afrikano-amerikane ndeshin sfida specifike në ngjitjen në karrierë në korporata:

“Kur flasim me gra afrikano-amerikane në pozicione drejtuese mësojmë se duhet të punojmë më shumë që të sjellim më shumë gra në këto poste”, thotë zonja Lev-Ram.

Ajo thotë se kjo do të shtonte numrin e grave që ngjisnin shkallët e karrierës në korporata.

Next Post
Buffon mesazh: Duhet të ngrihemi

Buffon mesazh: Duhet të ngrihemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In