• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të pastrehët, ja sesi përfitohet banesa sociale

by A R
21/08/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të pastrehët trajtohen me banesa sociale në kushtet kur nuk kanë mundësi që ta blejnë atë, por për të arritur në këtë finale ka disa procedura dhe kushte.

Pas miratimit të Strategjisë që përfshin vitet 2015­2025 duket se vëmendja do të fokusohet tek ligji për programet e strehimit social. Në draftin e Ministrisë së Zhvillimit Urban janë bërë ndryshime rrënjësore krahasuar me ligjin ekzistues. Një ndër to ka të bëjë edhe me përcaktimin e kufirit të të ardhurave të familjeve për të përfituar banesë me kosto të ulët.

Me ligjin aktual në nenin 19 thuhet se kufijtë minimalë dhe maksimale të të ardhurave i përcaktojnë njësitë vendore, ndërkohë që kësti i kredisë s’mund të jetë më i lartë se 35 për qind i të ardhurave të familjes. Me draftin e ri të ligjit përcaktohet qartë kufiri i të ardhurave duke mos ja lënë në dorë njësive vendore, raporton Scan. Konkretisht në nenin 49 thuhet: “Përzgjidhet për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët, familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind e të ardhurave mesatare dhe me të ardhurat minimale mujore jo më të ulëta se 30 për qind, të përcaktuara për çdo bashki”.

Po kështu ligji parashikon edhe një tjetër rast për nivelin e të ardhurave kur banesa me kosto të ulët sigurohet nëpërmjet një kredie hipotekore nga bankat e nivelit të dytë, me interesa të lehtësuar nga buxheti i shtetit ose njësive të qeverisjes vendore. Në këtë rast niveli maksimal i të ardhurave llogaritet nga zbatuesi i programit, bazuar në vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg për çdo bashki/qytet, normat e strehimit, kushtet e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë dhe treguesin e aftësisë paguese, jo më shumë se 30 për qind.

I njëjti draft ndryshon edhe disa kritere të tjera për përfituesit ku në rast se aktualisht, mosha totale për çiftet e reja është 55 me draftin shkon 60 vjeç. Lista e përfituesve është shtuar edhe me emigrantët e rikthyer, viktimat e trafikimit, të dhunës në familje, familjet me më shumë se katër fëmijë çka nuk i gjejmë si kategori përfituese aktualisht. /r.a

Next Post
Kafshët në pushtet: Nga qeni i Obamës te tigri i Putin (LISTA)

Kafshët në pushtet: Nga qeni i Obamës te tigri i Putin (LISTA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In