• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të paska lënë pasoja Covidi”, deputeti përplaset me kandidatin e Berishës: S’të takon të thuash se deti është i ndotur

by A R
15/04/2023 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në EuroNews “RinVote- Beteja për Vlorën” dje debatuan deputeti i PS Ilir Metaj dhe kandidati për Vlorën i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Hysni Sharra.

I pyetur a mund të quhet “kohë e humbur” periudha me Lelin si krybashkiak, deputeti Metaj u përgjigj:

“Çdo ditë, pavarësisht kur apo çfarë lloj dite është ajo, nëse jetohet në Vlorë, nuk është kurrë kohë e humbur. Përsa i përket kohës me Lelin si krybashkiak, mendoj, se çdo kryebashkiak socialist ecën si shumatore e dy shpejtësive: trenit socialist ku ai ka hipur, por dhe lëvizjes së vet brenda vagonave të këtij treni.

Dritan Leli mund të ketë humbur këtë të dytën. Por Vlora nuk ka humbur kurrsesi të parën.

Të ndjekësh ritmin e punës së Edi Ramës, nuk është aspak e lehtë, por ama qeverisja lokale ishte shumë larg ritmit të punës së qeverisë qëndrore.

Kjo u vu re sidomos në përkujdesjet e përditshme si pastrim,gjelbërim,ndriçim,transport apo edhe promovim.Në projeksionin e zhvillimit që PS po i jep, Vlora do të jetë jo vetëm vendlindja e fëmijëve tanë, po edhe qyteti ku ata do zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre.”

Hysni Sharra nga ana e tij sulmoi midis të tjerash edhe investimin e Lungomares:

“Vlora po shpopullohet. Vlonjatët po ikin e nuk kthehen më. Sa për Lungomare, aty ujrat e zeza derdhen në det. Nuk është e vërtetë? Unë nuk e kam kaluar covid-in prandaj nuhatjen e kam në rregull. Uji i detit në Vlorë është tejet i ndotur.

Në programin që unë do të shpall, kryefjala do të jetë turizmi. Ne duhet të kemi jo vetëm turizëm balnear por edhe historik e kulturor, pa harruar kujdesin ndaj mjedisit. Unë së fundi kam patur një takim shumë të mirë me drejtues të shoqatave mjedisore, të cilët patën kënaqësi që më në fund i thirri dikush dhe i dëgjoi. Në Vlorë shihet kudo një nevojë ulëritëse për ndryshim.”

Ndërsa deputeti Metaj midis të tjerash replikoi:

“Hysni, the disa herë që në Vlorë shihet kudo nevoja ulëritëse për ndryshim. Ka mundësi e ke kaluar covid-in dhe nuk të ka lënë pasoja në nuhatje, po mesa duket të ka lënë pasoja të tjera, se të thuash që në Vlorë shihet nevojë ulëritëse për ndryshim… kam dyshimet e mia këtu.

Pastaj Hysni, ne jemi në prag të çeljes së sezonit turistik, dhe një vlonjat si ty, nuk duhet t’ia lejojë vetes të thotë se deti i Vlorës është i ndotur. Edhe sikur të ishte ashtu, nuk duhet ta thoje. Jo më, që deti i Vlorës dihet,është kristal.”

Pyetjes se cili do fitojë në Vlorë, Hysni Sharra iu përgjigj:

“Unë do të fitoj! Këtë e kanë vendosur vlonjatët. Unë do fitoj! Haberin e socialistëve nuk e kanë as Iliri dhe as Ermali. E di ça socialistësh janë këta? Që votojnë për profesionet e lira tatim fitimi 23% dhe për dividentin 8%. Unë do fitoj!”

Ndërsa deputeti Ilir Metaj u përgjigj:

“Ermali do të fitojë thellë, sepse ka hipur në trenin e PS dhe dihet që treni i PS dihet  të çon në destinacione madhore. Ermali do fitojë edhe sepse vjen nga një familje e nderuar dhe si djalë i ri me prespektivë do bëjë ç’është e mundur të vazhdojë me sukses rrugën e re që ka nisur.”

/a.r

Next Post
Arrestohet 35-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis

Arrestohet 35-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri kokainë dhe kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In