• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të parandalohet përhapja e islamit radikal nga…”/ Paralajmërimi i Putin: Ekstremistët të mbahen larg

by Java News
23/08/2021 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është jetike që të shmanget përhapja e islamit radikal nga Afganistani në Azinë Qendrore dhe që ekstremistët të mbahen larg rajonit.

Sipas një njoftimi të Kremlinit ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore. Presidenti rus gjatë bisedës online ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme të vëzhgohet me kujdes tregtia afgane e drogës.

Në këtë takim është shprehur shqetësim për faktin se grupi terrorist Shteti Islamik ende posedon terren në Afganistan dhe se i njëjti paraqet kërcënim, thuhet në njoftimin e Kremlinit, raporton Reuters.

Për këtë arsye, udhëheqësit kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e përbashkëta për Afganistanin.

Talibanët, më 15 gusht, pasi morën kontrollin e Kabulit, kanë deklaruar se kanë nën kontrollin e plotë të Afganistanit. Presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti, në kohën kur talibanët arritën në Kabul.

Rusia më 2003 e ka njohur grupin taliban si grup terrorist, por që atëherë ka mbajtur një sërë raunde bisedimesh në Afganistan. Bisedimet e fundit u mbajtën në mars, ku u përfshin edhe talibanët.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë më herët se Moska mbështet “nisjen e një dialogu kombëtar, gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë të gjitha forcat politike dhe fetare të Afganistanit”.

Në Afganistan ende veprojnë disa celula të grupit terrorist Shteti Islamik.

Përmes një marrëveshjeje me SHBA-në për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend, talibanët janë zotuar se nuk do të lejojnë që territori i Afganistanit të përdoret nga grupet terroriste./rel

g.kosovari

Next Post
“Masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time”

"Masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com