• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të pambrojturit “meritojnë” të vdesin në Shqipëri

by Ben Andoni
13/08/2024 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Muaj më parë në Vlorë një baba u godit me grusht dhe ndërroi jetë para agresorit, shumë më të ri në moshë. Një grua, një nënë, pas pune në një moment qetësimi do merrte plumbin si “shëlbim” të jetës së saj të mjerë, ndërsa ishte gabuar në vend të shënjestrës. Një kamerier do e pësonte pak javë më parë në Jug të vendit, ndërsa shërbente për herë të fundit në jetë në një klub të zgjedhur për masakër. Një prind në Pogradec do të lutej që të mos ia dorëzonte paratë e xhiros (kronika e medias) pak orë më parë dikujt, por do të rrihej deri sa të ndërronte jetë. Lista, nëse do ta hartonte ndonjë koleg i kronikës do të ishte shumë më e pasur. Ajo që i bashkon të gjitha këto ngjarje dhe të tjera si këto: Policia shpesh fle dhe mbron “të fortët” ngado në vend, kurse Drejtësia, të cilës shqiptarët i dhuruan të gjithë sakrificën dhe mundin e tyre, i quan rastet si “vrasje nga pakujdesia”.

Ka një cinizëm, kur i sheh të gjithë këto ngjarje, ku për të gjitha duket se për të varfrin dhe të pambrojturin ekzistojnë vetëm ligjet e përzgjedhjes natyrore. Përndryshe, ka të tjerë që nuk i hyn gjembi në këmbë ose ata që lidhen me pushtetin vetëm pasurohen. E filluan me Berishën dhe tashmë me Ramën janë fare të pambajtshëm. Shqiptari i thjeshtë po shikon se çdo gjë po i tjetërsohet para fytyrës. Jo më kot, indikacionet ekonomike janë të pamëshira me vendin dhe mënyrën e qeverisjes, por edhe mënyrën e sjelljes ndaj shqiptarëve të pambrojtur. Kryesisht nga shteti i tyre, të cilit i paguajnë taksa. Në ligjet e mbijetesës natyrore thuhet se: Organizmat që janë më të përshtatur me mjedisin e tyre kanë më shumë gjasa të mbijetojnë dhe të kalojnë gjenet që ndihmuan suksesin e tyre. Ky proces bën që speciet të ndryshojnë dhe të ndryshojnë me kalimin e kohës (literatura). Po pse mbijeton kaq shumë e keqja? Pse fiton gjithnjë padrejtësia? Pse po përcillet te pinjollët e rinj, që nuk njohin më asgjë? Pse nuk janë vrasës vetëm këta që të rrahin, por edhe shumë funksionarë të së Drejtës? Sërish literatura: Evolucioni nuk është i njëjtë me përshtatjen ose përzgjedhjen natyrore. Përzgjedhja natyrore është një mekanizëm ose shkak i evolucionit. Përshtatjet janë tipare fizike ose të sjelljes që e bëjnë një organizëm më të përshtatshëm me mjedisin e tij. Variacioni i trashëgueshëm vjen nga mutacione të rastësishme. Po pse përshtaten mirë vetëm të padrejtët dhe cilat janë mutacionet e rastësishme? Etja për pasuri, guximi për të vrarë, cinizmi prej mosndëshkimit dhe, mënyra sesi mund të vjedhësh pa u ndëshkuar tashmë janë cilësi, që mësohen rëndom në familjet tona. Ndaj, apeli publik i pak shqiptarëve që e duan vendin e tyre shkon në kotësi. Ata, të tjerët, që kanë para, pushtet dhe privilegje do të fitojnë shpesh e më shpesh dhe mund të vrasin dhe për hobi. Vajzat e show biz na e treguan dhe tashmë bëjnë karshillëk me policinë.

Nuk është ai i forti, që mendonin dhe vlerësonin njerëzit që e gjykojnë keq Darvinin, por ai që mbijeton në funksione të tjera. Në edicionin e pestë të “Origjinës” (botuar në 1869), Darvini filloi të përdorte frazën “mbijetesa e më të fortit (fittest)”, e cila ishte shpikur disa vjet më parë nga ekonomisti britanik Herbert Spencer, si stenografi për përzgjedhjen natyrore. Ky ishte një vendim fatkeq pasi ka disa arsye pse “mbijetesa e më të fortit” është një përshkrues i dobët i përzgjedhjes natyrore. Në kontekstin e Darvinit, “më i përshtatshmi” nënkupton “më së miri për një mjedis të caktuar” sesa “më i përshtatshmi fizikisht”, por ky dallim vendimtar shpesh anashkalohet në përdorimin jo teknik (Gregory, 2009)  (veçanërisht kur shtrembërohet më tej për të “mbijetuar vetëm të fortët”), shkruan një studjues tek “Understanding Natural Selection: Essential Concepts and Common Misconceptions”( Kuptimi i përzgjedhjes natyrore: Konceptet thelbësore dhe keqkuptimet e zakonshme).

Drejtësia dhe policia, por edhe opinioni publik do të vijë në hulli dhe do të qetësohet kur të kuptojë se të fortët e Shqipërisë nuk janë përzgjedhje natyrore, që do të thotë se janë më të fortë se ne, por që thjesht se dinë të notojnë më mirë se ne në ujërat, që shqiptari i thjeshtë nuk denjon për dinjitetin e vendit të tij. Ashtu si qeveritarët tanë duhet të kuptojnë se Shqipëria s’u ndërtua për një ditë, që të kuptojnë se është turp të na kërcënojë kjo fashë shoqërore, që për fat të keq vetëm sa po forcohet. Të pambrojturit nuk meritojnë të vdesin në Shqipëri. (Javanews)

Next Post
Temperaturat e larta, Kosova kufizon sërish orarin e punës

Temperaturat e larta, Kosova kufizon sërish orarin e punës

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Po Ben
    Më të “doptit” nuk duhet të vdesin si të rastësishëm, si të pafat. Mbase në shoqërinë shtazore kjo do të ekzistojë, por jo në shoqërinë njerëzore. Vrasja në çdo rrethanë , vetëm më rast mbrojtje, duhet ndëshkuar rëndë.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

December 25, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

December 25, 2025
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com