• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pambrojtur, si gjithë të vegjlit, por me besim të pathyeshëm te vlerat kombëtare

by Bajram Peçi
18/09/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi 

Nuk është e nevojshme të rendësh duke kërkuar lart e poshtë, as të shfletosh libra të historisë për të parë e prekur besimin e bijve shqiptarë te e vërteta e luftës së tyre për liri dhe vlerat kombëtare që përfaqësojnë!? Do mjaftonte të shihnim katër prej luftëtarëve në Hagë, në ditët kur ka filluar mbrojtja. Ndodhen në bangon e të akuzuarve për krime lufte, akuza të provuara nga shumë burime se janë ndërtuar në Serbi dhe Rusi, të cilat, mesa duket, avokatët mbrojtës dhe dëshmitarët që po sjellin, do i rrënojnë ato pak nga pak e ditë pas dite. Emri, me shpresë do t’u pastrohet! 

 Një ndërthurje e fjalëve bën që të lindë një qëndrim e të japin një sjellje, që do bëjë më pas histori! 

 – “O pavarësi ose le të vdesim të gjithë!” i ka thënë Adem Demaçi anëtarit të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçit, të cilit Madëleine Ollbrajt i ka dhënë pëlqimin të largohet nga kështjella e Rambujes për pak orë, për ta informuar dhe për t’i marrë Demaçit pëlqimin të firmosi marrëveshjen e përgatitur.  

 Kësaj mënyre shprehje “bajraku” e shpërthimi të pamatur, zonja hirëplotë, të cilën shqiptarët e Kosovës duhet ta shpallin shenjtore, u tregoi vendin dhe i detyroi të nënshkruanin marrëveshjen e Rambujesë. Ishte kjo marrëveshje, të cilën Serbia nuk e firmosi, që i dha përparësinë luftëtarëve të UÇK-së të fitonin besimin e SHBA-ve, që çoi më pas, shkallë-shkallë, drejt pavarësisë.  

 Ndonëse të tronditur nga përgjegja emocionale e Demaçit, Mandelës shqiptar, Ollbrajt se ka patur të vështirë të kuptojë se thika u ka arritur shqiptarëve në kockë, po i shfarrosin! James Rubini, që sapo dëshmoi në Hagë, e tha qartë që departamenti i Shtetit e dinte që regjimi shtypës serb i vriste jo për ndonjë vepër penale, por vetëm se ishin shqiptarë! Nisur nga parimet ndërkombëtare që superfuqia SHBA mbronte, ju përkushtuan çështjes shqiptare, duke u vënë në përkrahje të tyre! 

 Prej kohës kur ishte formuluar “Naçertanje” ose “Thirrja nën armë”, libri program i Ilija Garashaninit, i botuar më 1844, shfaqej hapur qëllimi: të bënin një Serbi të Madhe, duke pushtuar tokat shqiptare deri në jug të Shkumbinit e duke shfarrosur banorët e kësaj kombësie. Ky program ka qenë përherë mbi tavolinat e punës të Pashiqit, Krajl Nikollës, Qubrilloviqit, Andriqit, Rankoviqit, Mugoshës, Tempos, Joviqit, Trajkoviqit e Millosheviçit.  Rrjedha e fatit të kombit shqiptar kishte ecur në dobi të banorëve sllavë të Ballkanit, bullgarë e serbë, prej shek. VII, për mbi 700 vjet rresht. Në thelb të programit të shtetit serb qëndronte koncepti aziatik otoman se vënja nën zgjedhë është e mundur vetëm atëhere kur asgjësohen, çrrënjosen fara e fisi. 

 Albanologu Jakob Flip Fallmerayer, në studimin e tij në mbrojtje të kombit shqiptar, “Elementi shqiptar në Greqi”, vë në pah se ka qenë një kohë, në gjysmën e dytë të shek XIV, më 1359-65, kur Balsha i Vjetër, me tre djemtë e tij, i futi gegë e toskë brenda një njësie shtetërore, principatë kjo vetëm shqiptare, që shriheshin nga Kosturi, deri në kufi me Raguzën e me Shkodrën si kryeqendër. Me vdekjen e Gjergj Balshës, kjo strukturë, me sa dimë, e vetmja me një shtrirje shqiptare kaq të madhe, u rrënua e ndodhur nën sulmet e pushtimet serbe nga veriu, turke nga jugu dhe venedikase nga bregdeti. Për periudhën në fjalë shterpësia e të dhënave është shurdhuese. Ka një errësirë, mbi të cilën nuk është hedhur drita e nevojshme nga historianët. Gjithësesi, pranohet se kanë qenë bashkë! 

 E vemja periudhë kur shqiptarët shihen të jenë pothuaj së bashku e t’i dalin vetes zot, është koha e shkëlqimit gjatë periudhës së Gjergj Kastriotit, koha kur pa droje mund të pranojmë se u bëmë faktor si etni dhe u ngjizëm si kombësi. Kishte ndodhur që sundimtarët e tjerë vendas të kishin njohur te princi i Krujës komandantin e tyre, aleatin e lidhjes së Lezhës. Ata ndjeheshin të lirë e me të drejta të barabarta ndaj një figure qendrore të përbashkët. 

 Fallmerayer shkruan se Skënderbeu besonte fort në qendrueshmërinë e fryteve 30 vjeçare, por që pas vdekjes vëndi i tij ra nga kulmi i lavdisë në humnerën më të thellë të shkatërrimit. Vendikasit, fuqi e madhe e kohës, shton albanologu, ishin mjaft të interesuar për suksesin e kryengritjes shqiptare, sepse ata e dinin që mbas nënshtrimit të Shqipërisë radha do t’u vinte atyre, por ndihma e tyre ishte tej mase e kufizuar. 

 Nën zgjedhën otomane qëndruam pesë shekuj. Turqit na pushtuan vëndin, por jo shpirtin! Një ditë ata u larguan si fuqi e madhe, diktuar nga zhvillimet botërore dhe shqiptarët fituan pavarësinë. Etja për liri u realizua, por na rezultoi tragjikisht e dhimbshme. Turqit i braktisën tokat shqiptare për t’I lënë të coptoheshin nga fqinjët, nën mëshirën e të cilëve mbetëm, pavarësisht se kishim në krah Austro-Hungarinë, që kurrësesi nuk donte një dalje në bregdet të Serbisë. Perandoria u shemb zhurmshëm, me përfundimin e Luftës se Madhe dhe ne mbetëm përsëri për t’u mëshiruar ngase princ Vidi e kish braktisur turpshëm postin që Europa i besoi. Jo që ngelëm në vetmi, të coptuar përgjysëm e të vegjël, të pafuqishëm, por ishim të pazhvilluar, përherë të kërcënuar dhe ekstremisht të prapambetur. 

 Nuk u bëmë më pas pre e Greqisë dhe Jugosllavisë sepse Italia kish synimet e saj, për të cilat investoi përmes koncesioneve dhe priti deri në prag të Luftës së Dytë Botërore për të na pushtuar!? Ikën të mundur, por erdhën të tjerë pushtues.  

 Në sistemin komunist u bënë shpenzime të mëdha për mbrojtjen, duke patur fillimisht ndihmën e Kampit Socialist dhe sidomos e në mënyrë të parreshtur, të Kinës. Megallomania e udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, që shihte te vetja mbrojtësin e parimeve të marksizëm-leninizmit, tregoi veçse veprime mëndjemadhësie, u matëm me hijen e mëngjezit, për të mos thënë se treguam papërgjeshmëri të nivelit, që mund të rridhnin prej një ekstremisht të padituri! I prishëm marrëdhënjet pothuaj me të gjthë dhe viti 1991, kur sistemi ra dhe erdhën kohë të tjera, ne ishim pa asnjë mik të madh në krah.  

 Çdo e metë që kemi si popull do të na falej më lehtë, por që Ti, i vogël, i pafuqishëm, që askush nuk të llogarit, të mbetesh pa një përkrahje nga të mëdhenjtë, e ka emrin budallallëk?! Na shpëtoi atë botë statukuoja e vendosur prej luftës së ftohtë, e cila tashmë na ka lënë shëndenë dhe bota e tërë, pas sulmit rus mbi Ukrainën, po armatoset vrullshëm! 

 Ndodhemi prej vitesh në krah të Amerikës, që me ardhjen e Trump në krye të superfuqisë së NATO-s-ka vënë në dyshim te të gjithë përkrahjen për Europën, mbrojtjen nga jo një rrezik, por tashmë dy, Rusia dhe Kina, pa llogaritur të tjerë përreth? 

 Jemi anëtarë të NATO-s, por ushtrija jonë është e papërfillsme, armët tona janë “një gomar plaçka”, pasi e ashtuquajtura “Demokraci” shkatërroi gjithë armatimin dhe rezervat kolosale që Shqipëria dispononte. M’u thaftë goja në është ndryshe gjendja dhe unë, pjesë e popullit të shqetësuar, nuk e di! Këtyre u shtohen të tjera shqetësime. Siç bënte Enver Hoxha me imperializmin, shohim ta bëje një i papërgjegjshëm si Albin Kurti, i cili po vë fatin e Kosoves në rreziqe të paparashikuara nga askush, ka shkatërruar marrëdhënjet jo vetëm me Shqipërinë, por sidomos me SHBA-në. Kosova është krijese e saj, të gjithë e dimë dhe e dinë!  

 Në një luftë totale, kush vallë nga shtetet anëtare të NATO-s do vraponte të mbronte Shqiptarët!? Kushtetuta i detyron shqiptarët, kur të shohin Republikën e Kosovës, pjesë e trupit shqiptar, të jetë e rrezikuar, të vihen në formacion luftarak për t’ju bashkangjitur mbrojtjes së Kosovës. Do ndodhi kështu vallë!? I mendon këto kurti dhe logoria e ndjekseve që rendin si langoj në medist sociale të shajnë parreshtur Ramën kryeministër dhe shqiptarët e vendit Amë?  

 Ndaj dhe tërë sy e vesh po ndjekim mbrojtjen në Hagë të luftëtarëve heroikë. Presim të dalin të pafajshëm. Kosova, por dhe Shqipëria ka nevojë që ata të jenë atje, në Kosovë, sepse përbënë e japin siguri për popullin shqiptar në të dy krahët, janë faktor me peshë. E kanë treguar këtë me vepra, jo me fjalë!  

 Jeta ecën, ikën, ndryshon e ndryshon papushim. Kush nuk ecën me të mbetet i vetmuar! 

 

 

 

 

 

Next Post
Foshnja 20-ditëshe në Indi në luftë për jetën, u gjet e varrosur për së gjalli

Foshnja 20-ditëshe në Indi në luftë për jetën, u gjet e varrosur për së gjalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In