• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të paktën një ditë mund të thuhet e vërteta

by Frrok Çupi
07/12/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të paktën ‘ajo dita’ është sot. Sot është dita e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor. Europa është ankoruar në Tiranë, Tirana ishte një Bruksel gjatë dy ditëve.

Që nga lindja e Krishtit kjo është dita e vetme, dita e parë.

Është realizuar ëndrra më e përparuar e mendimtarëve dhe e qytetarisë shqiptare. A mund ta themi këtë të vërtetë sot?

Ka shumë njerëz që edhe sot mbledhin buzët e thonë “ e cë pastaj?’

A nuk është e vërtetë që Bashkimi i Evropës zgjodhi Tiranën mes kryeqyteteve historike të Ballkanit, që nga Beogradi, Shkupi e Sarajeva. E zgjodhi Tiranën sepse Shqipëria ka përparuar në rrugën e shtetit modern; shqiptarët nuk kanë ndasi etnike e fetare, as konflikte me fqinj, as varësi nga Rusia; Shqipëria ka më shumë banorë pro perëndimorë.

A nuk mund ta themi këtë të vërtetë që Europa e pranon, apo të kemi frikë nga disa që thonë se ‘Shqipëria nuk bëhet’?

A nuk mund të themi sot se Shqipëria që nesër, në teorinë e tranzicioneve politike, do të konsiderohet një shtet ‘post tranzicion’. Ka shumë politikanë mes nesh, politikanë që kanë kryer mëkate kundër vendit dhe demokracisë, të cilët thonë se Shqipëria nuk del kurrë prej trazicionit. Kjo nuk është e vërtetë. Që tani Shqipëria nuk hyn mes shteteve që janë emërtuar shtete me ‘tranzicion të vonuar’. Të tillë jemi quajtur atëherë kur pas ngjarjeve të vrasjeve në bulevard para qeverisë, 2011, Europa ngurtësoi hapat e zhvillimit me Shqipërinë. As jemi vend me tranzicion të ndërprerë siç ishim menjëherë pas luftës civile të vitit 1997 dhe grushtit të shtetit në vitin 1998.
Tani nuk bëjmë pjesë në asnjë nga këto faza tranzicioni, që sot kur BE bëri strehë në Tiranë konsiderohemi një vend ‘post tranzicion’. Këtë mund ta themi, a kemi guxim para atyre që nuk e duan?

Mund të themi se pas ditës së sotme Shqipëria zgjidh problemin e madh të edukimit europian te brezit tonë të ri. Që nga Pallati I Kongreseve Shqipëria vendosi bashkëpunimin me universitetet europiane. Në njërën anë Universitetet tona dalin nga kthetrat e mafies universitare, nga ana tjetër vihet në shina krijimi i brezave të ardhshëm me qytetërim e arsimim perëndimor.

Besoj se mund ta themi me guxim dhe askush nuk mund të na thotë se ‘ si shumë po i jepni benzinë entuziazmit mbi atdheun’.

Mund të na thonë se po lavdëroni qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, mund të thonë edhe se ‘ po i shërbeni’. Por vetëm kryeministri Edi Rama mund ta arrinte këtë pikë të lartë të zhvillimit politik kombëtar. Kjo është e vërtetë, tjetër gjë nëse na lejojnë ta themi apo nuk na e lejojnë. Një grusht protestuesish politik anti- perëndimorë u përpoqën të thonë se “Rama nuk na përfaqëson, nxirreni jashtë Samitit”. Mirëpo atëherë nuk do të kishte Samit të BE.

Atëherë do të ktheheshim në vitin 1992 kur Shqipërinë e lidhën me Konferencën Islamike. Sa përpjekje që atëherë për tu larguar nga ai orientim që nuk i takon kombit shqiptar. Po shumë përpjekje, deri në ditën e sotme kur Bashkimi Evropian zbarkoi këtu në Tiranë.

Mund të themi me zë të lartë se këtu jemi Europë. Këtu ka vend për qytetërim të lartë euriopian. E themi me plot të drejtë.

Next Post
Del i qetë nga xhamia, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht Berishën (VIDEO)

Del i qetë nga xhamia, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht Berishën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com