Ish ministri Genc Pollo, të cilin Lulzim Basha nuk e përfshiu në listat e kandidatëve për zgjedhejt e 25 prillit ka reaguar pas humbjes së PD në zgjedhje.
Pollo thotë se në këtë ditë trishtuese, është momenti i përgjegjësisë dhe se tashmë në PD duhet të fillojë konceprimi i një projekti të ri.
Postimi i Pollos:
Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët.
Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.
Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë.
Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.
Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit.
Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP