• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të paguajmë më shumë për shpenzimet ushtarake”, Trump takon shefin e NATO-s

by A R
10/11/2019 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg javën e ardhshme, për të diskutuar për shpenzimet ushtarake.

Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për “progresin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës” së shpenzimeve.

Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që është paraparë të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër. Ky takim vjen një javë pasi presidenti i Francës, Emmauel Macron, gjatë një interviste për The Economist, paralajmëroi shtetet evropiane se NATO po vdes për shkak se Uashingtoni është i paparashikueshëm nën drejtimin e Trumpit, por ky qëndrim menjëherë u kundërshtua nga Gjermania, por u lavdërua nga Rusia.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Stoltenberg do të takohet edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me anëtarë të Kongresit. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e koalicionit botërorë kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

/a.r

Next Post
Përgjaken rrugët e Kosovës, tre viktima në aksidente

Përgjaken rrugët e Kosovës, tre viktima në aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com