• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pafytyrë si legjenda e tyre…

by Java News
21/04/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Ndreka

“Zonjave” dhe “zotërinjëve” anonim të cilët rrjeshtohen qorrazi pas Sali Berishës dhe shpurës së tij të turpit, ju them të tregojnë fytyrën, ashtu siç tregojnë vetën në shënimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për PD-në zyrtare, për liderët e saj dhe për përsonazhe të rëndësishme si opinionist, gazetar, publiçistë, shkrimtarë etj.
Sulmet dhe shpifjet e papara të anonimeve që i krehin bishtin Berishës dhe antikombëtarëve të tjerë rreth tij, nuk kanë qëllim degradimi.

Ky mund të jetë qëllimi me i vogël i tyre. Qëllimi i vërtetë fshihet diku gjetkë, larg politikës së vogël të vëndit apo partive politike këtu në Shqipëri. Lidhjet e këtyre sulmeve e kanë burimin jashtë Shqipërisë dhe janë të imponuar ti bëjnë për këdo që nuk është më Berishën, që është per demokracinë e vërtetë. Sulmet e ulta vijnë vërtetë të urdhëruara nga foltorja, por synimi është tej Shqipërisë.

Agjenturat e huaja, veçanërisht serbe e kanë kapur peshkun e madh dhe e kërcënojnë sa herë ai nuk shpif, sa herë ai nuk shantazhon, sa herë ai nuk sulmon njerzit me dosje. Detyra e peshqëve të Serbisë është të përçajnë e të krijojnë kakofoni.

A keni parë sa herëe si është sulmuar Lulzim Basha?!

Aq sa tek demokratët të linin gjurmë si filo rus, si i shitur tek Rama, si njëri që ka përdorur paratë ruse për lobingje?!
Përse nuk sulmohet qeveria dhe oligarkët në këtë mënyrë?! A nuk ju bën pak përshtypje ju anonimeve?!

Apo mos jeni edhe ju struktura të shërbimeve sekrete serbe?!
Po Alibeajn, që ka lindur në kampet e internimit dhe është një një antikomunist i lindur, përse sulmohet,a nuk ju bën përshtypjen?!

Po Gazmend Bardhin deri dje që nuk latë gjë e epitet pa i vënë, përse e sulmuat dhe tani që ju mbështeti në kandidimin për pushtetin vendor, ka ndryshuar, është bërë i mirë?!

Lista e të anatemuarve vazhdon. Turpi i juaj o të mjerë anonim, arriti kulmin kur ndërrojnë jetë antikomunisti Nebil Çika. Dhe ju shkruajtët: pastë këmbën e mbarë për gjithë PD-në zyrtare!

Turpi ju mbuloftë siç ju ka mbuluar!

Sulmet e papara vazhduan edhe për Roland Bejkon, sapo shpalli kandidaturën per kryebashkiak i Tiranës. Mjeshtërisht shpifnit dhe shanit si të ishte antishqiptarë.
Po ashtu vazhduat me hapjen e fushatës së PD-së zyrtare me dt 18 Maj, në pallatin e Sportit në rrugën e Kavajë në Tiranë. Ju turret Preç Zogajt i cili foli si
themeluesi i vërtetë autentik i PD-së dhe Rilindjes Demokratike, gazetes me të parë opozitare pas komunizmit në Shqipëri.

Si mund ta shani edhe Preç Zogajn?!
Si mund të shpifni për të?!

Ai ka qënë dhe është koherent nga fillimi e deri sot me antiberishizmin e tij e proamerikanizmin e tij. Ky fakt është i njohur. E ka shkruar në shumë prej librave të tij.
Si mund të etiketoni pa asnjë teklif rreth figurës së tij kur ai e ka pastruar atë prej shumë kohesh , si asnjë politikan tjetër shqiptarë.

Ai ka pastruar edhe figurën e kohës kur ishte adolescenti, atë të kohës kur ka qënë nxënës në shkollë të mesme. E ka pastruar me vëndim gjykate të formës së prerë, të gjykatës së Lartë, vendim të cilin e ka depozituar zyrtarisht tek Autoriteti i Dosjeve. Aty e keni.

Mbase edhe kjo ju trishton juve vullnetarëve anonim të Berishës.
Tani ju ka ardhur koha juve të pastrohen, nqs do të mundësi.
Është radha e Non grat-ës, e Berishës dhe veglave qorre të tij antishqiptare, të bëjnë trasparencë.

Transparencën kanë mundur ta fshehin deri më sot, por nuk e fshehin dot më. E ka marrë USA në dorë situatën. Nuk shpëtojnë dot. Edhe ju anonim e anonime , vullnetarë të turpshëm të Saliut që nuk guxoni të tregon fytyrën , por keni zgjedhur të rinisë përjetësisht të pa fytyrë si legjenda juaj…

Next Post
“Më prekën gjithandej”/ Historia tronditëse e 2 të rejave iraniane, tortura në qeli: Disa vajzave u hoqën mitrën

"Më prekën gjithandej"/ Historia tronditëse e 2 të rejave iraniane, tortura në qeli: Disa vajzave u hoqën mitrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, Huthët avancojnë në Jemen! Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, Huthët avancojnë në Jemen! Irani sulmon bazat amerikane në Bahrein

November 16, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shifrat/ Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni, vetëm 20% e saj…

November 16, 2026
Vdes Felix, “Kumbari” i karteleve dhe miti i “Narcos”! Kush ishte Miguel Gallardo, që ngriti “Cosa Nostra”-n e Meksikës dhe aleanca me Eskobar

Vdes Felix, “Kumbari” i karteleve dhe miti i “Narcos”! Kush ishte Miguel Gallardo, që ngriti “Cosa Nostra”-n e Meksikës dhe aleanca me Eskobar

November 16, 2026
Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

November 16, 2026
Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In