• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të padisësh Ambasadorin e BE-së, amorale dhe lajthitje vere!

by
14/07/2021 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Genc Pollo

Kur në një grindje me një kundërshtar duke kërkuar të drejtën tënde legjitime ti ekzagjeron, atëherë e drejta mund të të braktisë; dhe më keq akoma e drejta mund të kalojë edhe në krahun e kundërshtarit tënd.” Ishte Eskili i madh para 2500 vjetësh ai që ka lënë një formulim mbresëlënes të këtij parimi moral në tragjeditë e tij Lutëset e Persët. Pas këtij vigani të Greqisë klasike ky parim gjeti udhë e u konsolidua në kulturën e ligjshmërinë europiane.

Mendova se është rasti ta sjell në vëmendje këtë parim eskilian teksa lexova se një aktiviste e Aleancës për Teatrin e fajësoi shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë se ishte orvatur të ndikonte Gjykatën Kushtetuese për një vendim në favor të Qeverisë e të Bashkisë në çështjen e Teatrit Kombëtar.Pak ditë më vonë aktivistja depozitoi një kallzim penal në SPAK ku përfshihej kërkesa për shpalljen të padëshirueshëm të shefit të Delegacionit. Prova apo dëshimi për orvatjen e supozuar nuk u bënë të njohura.

Me gjasë aktivistja nuk ka të tilla veç dyshimeve e bindjeve të veta. Kaq do të mjaftonte që akuza publike e pastaj penale të shpallet pa vend e pa sens. Për të mos folur për absurditetin juridik të përzjerjes së SPAK-ut me persona non grata.

Shumëkush do e kuptonte frustrimin e mosbesimin e aktivistëve pro Teatrit. Në korrik 2019, Delegacioni lëshoi një deklaratë fatkeqe duke thënë se ligji special Fusha, tashmë i amenduar, garantonte konkurrencën dhe përputhej me direktivat europiane. Reagimet negative në masë bënë që Delegacioni po atë ditë të rinterpretonte deklaratën duke i dhënë asaj një kuptim të kundërt.

Por tashmë dëmi ishte bërë: në konfliktin për Teatrin Kombëtar ku palët perceptoheshin nga publiku si përfaqësuese përkatësisht të Barbarisë e Civilizimit, Delegacioni u duk sikur u rreshtua në anën e gabuar. Dëmtimi i besimit publik është një kosto e parekuperuar ende sot.

Por të jemi korrekt e t’i shohim gjërat në perspektivë: në vijim Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe disa shtete anëtare të BE bashkuan zërin në favor të kauzës së Teatrit me intelektualë publikë të shumtë nga gjithë Europa përfshi edhe nobelistë. Si dhe protestuan me zë të lartë kur panë të zhgënjyer se nuk e kishin frenuar dot barbarinë. Besoj që edhe për kaq duhet që të tërë t’u jemi mirënjohës. Sepse në këtë botë të trazuar mund edhe të ishin marrë me hallet e tyre dhe jo me fatet e nje godine të ndërtuar në vitet 30. Siç edhe bënë segmente të tjera të komunitetit ndërkombëtar.

Një Shqipëri demokratike e rrënjosur në komunitetin e në institucionet euroatlantike e ka të nevojshme zvjerdhjen nga një lloj vartësie e tepruar psikologjike dhe nga perceptimi ende romantik i tyre. Mund të rastisë që veprime të veçanta të ndonjë funksionari të huaj të motivohen nga moskuptimi, gabimi i gjykimit apo edhe nga neglizhenca e ndikimi i paduhur.  Madje duhet të pranojmë se në raste të veçanta veprimet mund të motivohen nga interesa speciale që mund të mos përputhen me interesin publik shqiptar. Kjo është bota reale në te cilën jetojmë dhe duhet të mësohemi ta përballojmë si të rritur. Por pa cenuar luajalitetin me komunitetin e me institucionet euroatlantike.

Kjo kërkon realizëm edhe në qasjen me Bashkimin Europian. Refuzimi poshtërues i KM Rama ndaj thirrjes së Komisionit Europian (si dhe Londrës e OSBE-së) për emërimin e kryetares së AMA-s nuk ishte ndonjë rrufe në qiell të kaltër. Ai pasqyron një trend disa vjeçar në rajon që karakterizohet nga erozoni i demokracisë e ligjshmërisë, neglizhenca e Brukselit ndaj ketij zhvillimi negativ e si pasojë dobësi i ndikimit transformativ europian. Studjues të shumtë në Europë te alarmuar nga këto  konstatojne në Ballkanin Perëndimor po bëjnë thirrje për një qasje më shumë efektive e më pak burokratike. Por ky rishikim do te marrë kohë.

Ndërkohë është e gabuar të ekzagjerohet duke transferuar fajet e korruptokrateve vendas tek diplomatët europiane. Fajtorët për barbarinë e Teatrit janë Rama e Veliaj. Madje edhe turmat pandërgjegje të deputetëve e këshilltarëve që votuan qorrazi nuk e meritojnë dhe aq këtë cilësim.

Por të shpallësh të tillë shefin e Delegacionit është jo vetëm e çuditshme por edhe amorale si dhe kundërproduktive. Mbase është thjesht një lajthitje vere. Unë, si dikush që ka parë tek Aleanca për Teatrin lëvizjen qytetare më të bukur ne dekadat e fundit, do të shpresoja që ata të korrigjonin kursin e ta arkivonin këtë episod duke tërhequr akuzat e duke kerkuar ndjesë; në mënyrë që të mund të përqendrohen tek barbarët reale e kauza fisnike e rindërtimit të Teatrit siç ishte.

Next Post
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Presidenti i KiE uron Ramën: Urova kryeministrin!

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Presidenti i KiE uron Ramën: Urova kryeministrin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In