• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të njohësh Kosovën në Shqipëri përmes Bashës dhe hallit të tij 

by Mero Baze
17/11/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edhe këtë herë Kosova është rikthyer në Shqipëri, vetëm si problem i brendshëm i Shqipërisë. Kurrë si problem i Kosovës.

Këtë radhë është rikthyer prej Lulzim Bashës. Arrestimi i udhëheqjes politike të UÇK-së dhe çuarja e tyre para Gjykatës Speciale, ka hapur një debat të nxehtë politik në Shqipëri, për rolin e Lulzim Bashës dhe disa shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të UNMIK, në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe përgjegjësia politike e tyre.

Fillimisht kam një thirrje për disa prej kolegëve të mi, që kuptojnë çfarë ka ndodhur, që të kenë mëshirë për ata që jetojnë në Kosovë, kur ju dëgjojnë.

Ata e dinë çfarë ka ndodhur në Krushë të Madhe dhe në gjithë Kosovën. E dinë prej vitit 1999 dhe nuk presin ta mësojnë në vitin 2020, kur po e mësojnë në Tiranë.

Ata e dinë kush ishte UÇK, njohin lavdinë dhe problemet e saj, njohin heroizmin në luftë dhe vandalizmin e disa komandantëve në paqe, njohin fuqinë që i dha betejës për çlirim dhe pasigurinë që krijonin vrasjet politike.

Nuk e njohin prej Lulzim Bashës. E njohin se e kanë jetuar, e kanë votuar, e kanë përqafuar me lotë gëzimi dhe janë përballë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Të njohësh Kosovën në Shqipëri, përmes Lulzim Bashës dhe hallit të tij, është fyerje për Kosovën.

Të gjithë pjesmarrësit në këto debate, ata që sulmojnë Lulzim Bashën, dhe ata që e mbrojnë atë, nuk kanë asnjë koordinatë historike, as politike dhe as faktografike, por kanë fakte dhe dëshmi rastësore, që e vënë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë, se është kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri por mbi të gjitha, një njeri i pavërtetë.

Lulzim Basha e ka të shkruar në biografinë e tij në faqen zyrtare të PD-së, se nga viti 1999 ka punuar si faktëmbledhës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish- Jugosllavinë dhe nga vitit 2002 në UNMIK si ndihmës ligjor, po për hetimet e krimeve të luftës.

Nuk ka nevojë ta detyrojmë ta thotë publikisht këtë, se e ka të shkruar vetë. Turpi i Lulzim Bashës është që nuk përfaqëson dot Partinë Demokratike në këtë debat, por është strukur i kompleksuar dhe nxjerr një tufë idiotësh të mbrojnë punët e tij të djeshme, duke fyer dhe të djeshmen e PD.

Sot del Edi Paloka dhe i qan hallin UÇK-së se po e fyen Edi Rama, pastaj del Lulzim Basha dhe përfshihet në fushatën e UÇK-së, “Liria ka emër”, herë lavdëron Albin Kurtin e herë Isa Mustafën, herë mburret që ka votuar rezolutën në Srasburg për raportin e Dick Marty-t, e herë thotë që ato ishin shpifje të Serbisë.

Lulzim Basha nuk ka qëndrim politik për aktin e Gjykatës së Hagës, siç ka Edi Rama apo Sali Berisha, njëri kundër e tjetri pro. Ai përpiqet t’i iki qëndrimit politik, sikur të jetë kryetar i Gjykatës së Hagës, dhe jo kryetar i PD-së në Shqipëri.

Gjithë problemi që ka Lulzim Basha dhe që po prodhon kaq zhurmë në Shqipëri, nuk është Edi Rama dhe as provokimi  i këtij debati nga media, por fakti që Lulzim Basha është tipi i politikanit, që opinioni publik nuk e beson çfarë thotë.

Ai po degradohet në këtë debat, pasi nuk mbron dot as historinë e vet, as historinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike, kur ai ka qenë emigrant dikur, ka pas qëndrime të qarta kundër UÇK-së dhe vrasjeve politike në Kosovë. Berisha ka bërë dosjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit, dhe e ka bërë publike.

Vetë Basha dhe ekipi  i shqiptarëve të UNMIK, kryesisht të familjes së Berishës, kanë punuar në këtë frymë dhe në UNMIK.

Problemi është a ke gjunjë të mbrosh partinë që përfaqëson dhe të kaluarën tënde a jo? Kaq vlen ky debat. Pjesa tjetër është marketing politik.

Berisha po i qëndron të shkuarës së tij pa asnjë kompleks, edhe pse e di që nuk është moment popullor.  Nëse je kundër asaj që ka bërë PD dhe Berisha, mund ta reformosh atë qëndrim dhe ta pranosh si gabim.

Lulzim Basha e ka humbur këtë betejë, pasi ai do të jetë pak si UÇK, pak si Albin Kurti, pak si Isa Mustafa, pak si Sali Berisha, pak si Ilir Meta, që nga UÇK njeh hero vetëm vëllain e Ramushit, dhe pak si Edi Rama me slloganin “Liria ka emër”.

Dhe përfundimi është që, përveçse është bërë copë nga kjo histori, ka fyer rëndë dhe Kosovën në sytë e opinionit publik, nga nxitja e debateve qesharake në studio, nga çudia që shpreh zonja Eni, që në Kosovë ka pas krime lufte, nga lehtësia me të cilën Fevziu e shpjegon historinë e UÇK-së, si histori që ka nisur kur ai ka takuar Hashimin etj.

Pra Lulzim Basha, përveçse është telendisur për vete, po telendis dhe Shqipërinë në sytë e Kosovës, pasi po u tregojmë atyre që na shikojnë e lexojnë andej, se sa pak i njohim, sa pak dimë për krimet në Kosovë, dhe sa lehtë bëjmë zhurmë për gjëra që atyre u vjen për të qeshur.

Njësoj si ata kur flasin për Enver Hoxhën apo “rebelët” e 97, që në vend që të të shkaktojnë mornica, të shkaktojnë të qeshura.

Next Post
Lul Basha, ose versioni i një lideri si “fluger” politik!

Lulzim Basha nuk mund të jetë përjetësisht hija e vetëvetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com