• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ndryshosh në funksion të artit të letërsisë

by Bajram Peçi
23/04/2020 19:32
Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkabës, filmi "Komisari i Dritës", 1966

Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkabës, filmi "Komisari i Dritës", 1966

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ajo çka më nxit të hedh edhe unë disa rreshta janë mbresa të lexuara si homazh përkujtim për Rikard Ljarjan. Janë qindra ata që, mes filmave të luajtur nga ndjeri, kujtojnë Dedën e “Rrugë të bardha”. Në kohën kur u shfaq filmi pati shumë tërheqje te spektatorët. Regjia, loja aktoreske dhe skenari ishin një kombinim që rrallë e sjell kinematografia, siç ndodhi. Është nga të rrallët filma që ende shihen me ëndje.

Në këto kujtime për artin e letërsisë, dua të shkruaj pak gjëra për skenarin e Vath Koreshit. Lexoj prej disa personave se skenari nuk përputhet me të vërtetën e japin detaje mbi figurën e njeriut mbi të cilën u mbështet autori për të shkruar skenarin. Nga e vërteta te filmi ka përpos se vetëm dy të vërteta: data 31 dhjetor e ngjarjes dhe vdekja e fillrojtësit. Pra ngjarja ka qenë e vertetë. Fillrojtësi Pjetër Llesh Doda u nis në datën 31 të dhjetorit nga Domgjoni i Fanit të Mirditës të lidhi linjën e këputur me Kukësin. Gjithçka tjetër është art krijues i letërsisë, janë krijimtari letrare e këtij mjeshtri të madh të skenareve dhe novelave, Vath Koreshit.

Pas dy javësh, koha kur u bë e mundur gjetja e trupit të ngrirë pranë një shtylle telefoni, ngjarja tërhoqi vëmendjen e udhëheqjes së shtetit komunist. Ishte koha kur heroizmit të individit i thurreshin lavde e ditirambe, me qëllim mobilizimin e popullit për të sakrifikuar pa u ankuar në përballimin e situatave ekonomike të përkeqësuara. Pas prishjes përfundimtare me Bashkimin Sovjetik dhe ndërprerjen e ndihmave nga vëndet e kampit socialist, ishte gjetur si ushqim ideollogjik e kulturor, heroizmi. Kështu kish ndodhur para Pjetrit me Adem Rekën-detar. Pjetër Llesh Doda ishte i dyti. U pasua pas disa muajsh me figurat e Muhamet Shehut e Myrteza Kepit-në naftë, Shkurte Pal Vatës-aksioniste, Agron Elezit-ushtar, Ismet Bruçaj-mësues. Të gjithë këta u harruan e s’kishte si ndodhte ndryshe, ndonëse kishin dhënë jetën në krye të detyrës. Ka bërë përjashtim vetëm rasti i fillrojtesit. Shkaku që kujtohet ende, është filmi “Rrugë të bardha”.

Vathit nuk i tha kush që të shkruante. Atë e terhoqi dhe i pëlqeu hapësira, ku i ishte zhvilluar ngjarja. Sapo kish mbaruar shkollën e mesme, atë që quhej “Politeknikumi”, kish filluar të punonte si mekanik me një brigadë shpim-kërkimi në Tropojë. Ende pa filluar fakultetin, kish përjetuar dimër të egër, borë dhe kish njohur natyrën, si të hapësirës ashtu dhe të njerëzve. I përdori këto për skenarin, pa ditur asgjë tjetër për heroin, përveç ndodhisë fatkeqe, që u shndërrua në akt heroizmi.

Intuita e një shkrimtari të kalibrit të Vathit e çoi drejt suksesit, duke ndërtuar një Dedë letrar tërheqës, të pëlqyeshëm e mbresëlënës. Njohësi i kinematografisë, ndonëse kufizimeve atëbotë, krijon një linjë shpirtërore, një ndjenjë që fillon të lindë mes dy të rinjve; krijon dhe një grup të rinjsh, të vërtetë, siç ndodhte në jetën e mineralkërkuesve. Këtu vjen artisti, Rikard Ljarja, që pason nga shkëlqimi i të tjerëve protagonist: Ilia Shytit, Elida Cangonjit, Robert Ndrenikës, Agim Qirjaqit, Minella Borovës. Secili prej tyre, njëri më i madh se tjetri, gdhëndi përsosmërisht figurat e xha Rizait, Zanës, mësuesit të letërsisë, punëtorit. Dedën e krijoi Vathi, sipas përfytyrimit të tij; Dedën e krijoi Viktor Gjika, duke ja besuar rolin Rikardit; Dedën e përsosi Rikardi, me fytyrën tërheqëse të një djaloshi, me ëmbësinë e çiltër të syve të tij, thjeshtësinë dhe heshtjen, fjalët e pakta e të kursyera.

Duke patur fatin që të kem njohur dhe patur miqësinë si të Rikardit ashtu dhe të Vathit, kam patur dhe mundësi që të mësoj shumë gjëra prej tyre, mbi situatat si u bë filmi. Kështu, Rikardi më tregonte për inxhinierin e PTT-ve në Tiranë, Ing. Nanon, që i kish mësuar se si lidheshin telat e këputur. Ky inxhinier me kontribute të mëdha në ngritjen e rrjetit mes pyjeve, ishte i jati i shokut tim, Leonardit. Rikardi më tregonte se si këmbëngulja e ing.Nanos për ta bërë figurën e fillrojtësit plotësisht të besueshëm, shtrihej te detaje, se ku vendoseshin kambalecat, si ngrihej një shtyllë, etj.

Filmi “Rrugë të bardha” është i vemi krijim i kinematografisë shqiptare që ruhet i arkivuar në Muzeun e postë-telekomunikacioneve, pranë UPU-së (Organizata Botërore e Postave) dhe shfaqet me raste kongresesh që bëhen në çdo katër vjet. Siç shihet, filmi me vlerat e tij ka patur edhe njohje ndërkombëtare. Me temë për postat mund të jenë bërë me qindara filma, madje nga prodhues të famshëm botëror, por mes tyre është zgjedhur ky film i yni!

Rikardi u largua nga jeta për t’ju bashkuar Ilia Shytit, ikur në 2003-shin; Vath Koreshit në 2006-tën; Viktor Gjikës në 2009-tën; Agim Qirjaqit në 2010-tën dhe Elida Cangonjit në 2016-tën. Këta gjigandë na ndriçuan shpirtin, na plotësuan si njerëz, na zgjuan ndjenja e aspiratës, na zbutën zemrën dhe na mprehën mëndjen. Të paharruar qofshin në jetë të jetëve!

Next Post
U infektua nga COVID-19, flet drejtori i Urgjencës: Në front mund të dëmtohesh, temperatura ime…

Flet Shefi i Urgjencës: Nëse në fund të 2 javëve do kemi 1 mijë të infektuar…

Comments 2

  1. Eljaz says:
    6 years ago

    U preshin ne paqe gjithe kta gjiganda Artista

    Reply
  2. Milto Baka says:
    6 years ago

    Bukur Bajram…pena jote e vertetesise…gjithcka frymezuese per Vathin…gjithcka epike per RIKARDIN
    ..gjihcka e thene me zemer per Viktorin…gjithcka epike per Cangonjin …Boroven…Shytin…etj etj. Vepra e Rikardit qendron bukur ne piedestalin e historise se kinematografise shqiptare!!! Rralle vijne artiste me vlera artistike..shpirterore…njerezore e shoqerore si I MADHI E I BUKURI RIKARD !!!! Te burofte pena e shpirti Bajram.

    Reply

Leave a Reply to Eljaz Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In