• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ndarë nën një flamur

by Liridona Beqiri
28/11/2024 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autor: Liridona Beqiri

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Sot, 112 vite përndritje e flamurit, moment historik që ka formuar bazat e kombit shqiptar, përballë sfidave të mëdha politike dhe sociale. Por realisht në këto kohë post-idealizmi, cila do ishte ngjarja e fundit që ky flamur përfaqësoi atë që ne të gjithë e besojmë?
Askush nuk mund të mohoj faktin që ne si popull kemi zotëruar artin e ndarjes së vetes me një saktësi të ligë, pikërisht nën “unitetin” e flamurit, duke i’a përdhosur madhështinë nga përçarjet emocionuese individualiste dhe marshit të egove kuazi patriotike (atyre që promovojnë idetë se si mund të duash vendin pa u lodhur kurrë për të), patriotizëm gjithmonë i lidhur ngushtë vetëm me shfaqjet publike .
Shqiptar, kur ngrini flamurin, e ndjeni thumbimin e pabarazisë?
Jo më kot këtij shkrimi i vendosa këtë titull sepse ndërsa festojmë sa mrekullisht të bashkuar jemi, nën atë copë pëlhure kuq e zi, pasqyrohet diversiteti shumëdimensional në opinion dhe besime që shkaktojnë rrëmujë kombëtare dhe për të cilat shumë “bujarisht” pajtohemi.
Një flamur që i lejon politikanët të duken se shërbejnë si struktura që mbajnë këtë komb të bashkuar, të mbështjellur me një iluzion besnikërie, por që në fakt mbrojnë vetëm veprimet e tyre nga shqyrtimi i mundëshëm i vlerave kombëtare. Sa madhështor që është flamuri, vetëm me një valëvitje të vetme mund të fshijë rrëmujën e politikës dhe të bëmave të tyre. Ai mbulon plagët e historisë por jo dhe përçarjet tona të thella, ai nuk i shëron plagët e shqiptarit ndaj shqiptarit, thjesht i fsheh ato nën një shtresë dy bojëshe. Në të vërtetë nuk na bën një, thjesht na mashtron të mendojmë se jemi të gjithë bashkë, ndërkohë që po luftojmë për mbijetesën tonë të llojit mes nesh. Është një fener që mbulon gjithcka që s’kemi mundur të arrijmë apo kemi shkatrërruar si arritje.
Përçarjet që sado të përpiqemi t’i fshijmë, janë ende aty, padrejtesia, diskriminimi, varfëria, dhuna, mospërfillja, demagogjia, retorika boshe, urrejtja, etja për pushtet, diferencimet sociale, përulja ndaj armikut, mashtrimi, turpi, maskimi i përsosur me preference për të fshehur dështimet. Kushedi sa i turpëruar mund të njehet i bukuri flamur kur duhet të valëvitet për t’i justifikuar gjitha këto më lartë!!
Jemi të ndarë nën një flamur. Të ndarë nga partitë politike që tregtojnë vlera dhe shesin lirë gënjeshtra, të ndarë nga sistemet që shfrytëzojnë dhe shtypin, të ndarë nga vetë idealet që ne pretendojmë t’i mbajmë të përvetësuara, por nuk mund t’i përmbushim kurrë plotësisht, një ndarje që na ka bërë të verbër.
Por sa i gjithanshëm është ky flamur. Mund ta mbështillni rreth vetes kur dëshironi të ndiheni sikur jeni pjesë e diçkaje më të madhe, diçka që i kapërcen ndarjet e vogla mes nesh, sepse ky flamur nuk kërkon vetëm ndjeshmëri të vërtetë, thjesht kërkon besnikëri. Kërkon heshtjen tuaj përballë unitetit tonë si komb, kërkon flijimin për të qenë një, kërkon të jeni vërtëtë shqiptarë, kërkon t’ju ngrihet gjaku kur cënohet ai, kërkon të valëvitet për besëlidhje kombëtare. Edhe pse ka lejuar që shumë dredhi të fshihen në heshtje nën palosjen e tij, ai ju kërkon ta shikoni atë dhe të ndiheni krenarë.
Një flamur që na bashkon në çdo sens! Por sot, a jemi vërtet të bashkuar, apo po ushqehemi me një iluzion? Është koha për të kërkuar më shumë sesa simbolikë boshe. Është koha për t’u siguruar që flamuri kuqezi dhe liderët që e tundin atë, të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Është koha kur çdo lekundje e dyshimit për të qenë bashke s’duhet të jetë pjesë përbërëse e jona! Dhe nëse keni dyshime, thjesht mbajeni këtë flamur dhe kujtojini vetes: “Ne jemi një dhe të bashkuar” por duhet t’a ndjeni vërtetë atë shpërthim krenarie që të mbush!

Next Post
“Ekrani u skuq nga gjaku”, Artan Hoxha: Hekuran Deda filmoi marshimin e 21 janarit, ja çfarë u gjet…!

U plagos gjatë "21 janarit", gazetari zbulon të vërtetat, si u tentua të manipulohej ngjarja

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Liridona po i referohesh politikës dhe politikanëve. Por populli i thjeshtë e ka bërë bashkimin nën atë flamur këtu e 112 vjet dhe më parë mos kij frikë. Populli nuk përçapjet lehtë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Përplasi për vdekje me makinën e saj këmbësorin në Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja

December 6, 2025
“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

December 6, 2025
Të shtëna me armë zjarri pranë një hoteli në…/ 11 viktima nga sulmi i personave të armatosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një hoteli në…/ 11 viktima nga sulmi i personave të armatosur

December 6, 2025
Aksidenti ku humbi jetën 38-vjeçari në Unazën e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Aksidenti ku humbi jetën 38-vjeçari në Unazën e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

December 6, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 6, 2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

December 6, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

December 6, 2025
Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

December 6, 2025
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

December 6, 2025
Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In