• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ndalet shpopullimi i trojeve”/ Rexhep Qosja: Çështja kombëtare shqiptare pjesërisht e përmirësuar!

by
03/12/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur.

Kështu u shpreh akademik, Rexhep Qosja në tryezën shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” e organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë.

Fillimisht në këtë tryezë shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Më tej, akademik Qosja shprehu nevojën që institucionet shqiptare të angazhohen që ta ndalin dukurinë e shpopullimit të trojeve shqiptare, çështje të cilën e konsideroi edhe mjaftë shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Sipas tij çështja kombëtare shqiptare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, dhe njëra nga më të rënda sot në Evropë.

“Me çlirimin e Kosovës prej pushtimit serb dhe me krijimin e shtetit të lirë të pavarur dhe mëvete të Kosovë, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur. E shikuar e shprehur në gjithë shtrirjen e saj gjeografike dhe demografike me mënyrën e jetës së tyre në trojet ku shqiptarët janë popullatë e vetme a shumicë etnike, çështja kombëtare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, njëra nga më të rënda në Evropë sot. Trajtimi i çështjes së ardhme shqiptare jo vetëm në dy vendet shqiptare por kudo jetojnë ata sot përmban premtimin se me politik të menduar mirë, me politikë gjithëpërmbajtësore dhe gjithëaspektore të shihet qartë drejt realisht gjendja e tyre kudo janë ata dhe ashtu me një politik të tillë kurrë më pak e kurrë më shumë t’i kontribuohet pakuptimit për çështjen e tyre kombëtare në njërën anë kurse përmirësimit të gjendjes së tyre jetësore”, theksoi ai.

Akademik, Rexhep Qosja kërkoi nga politika shtetërore shqiptare të lirohet prej korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit. Ndërsa, kërkoi vëmendje më të madhe në punësimin e të rinjve.

Qosja përmes kësaj tryeze shkencore kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë në Akademi të Përbashkët dhe Shkencave dhe Arteve, e cila sipas tij do lironte mendimin akademik prej politikës dhe dallimeve krahinore.

“Është e nevojshme të bëhet çmos për punësimin e të rinjve, kurse atyre që nuk mund të punësohen tu sigurohen të ardhura mujore siç bëhet në Francë me çka ndalet emigrimi i tyre. Është e nevojshme që njëmendësia politike shtetërore shqiptare të lirohet prej tri të këqijave të mëdha që cenojnë zhvillimin demokratik, që nxisin mosdurimin e qytetarëve ndaj strukturave politike, partiake shtetërore, që cenojnë prestigjin e shqiptarëve në botë të lirohet sa më shpejt dhe sa më rrënjësisht prej korrupsionit, prej nepotizmit dhe prej krimit të organizuar[…] Është e nevojshme që të krijohet një Akademi e Përbashkët e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka dyshim se krijimi i një akademie të tillë do të pasuronte shumë, do pasuronte vëllimisht dhe cilësisht krijimtarinë shkencore në të gjitha fushat e shkencave dhe do lironte mendimin tonë krijues prej partishmërive prej veçimeve krahinore dhe prej veçimeve të anshme që kanë pushtuar dy akademik, e në mënyrë të veçantë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, u shpreh Qosja.

Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë, Ksenofon Krisafi u shpreh se çështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan, prandaj siç beson ai zgjidhja e kësaj çështje ndikon edhe në paqen dhe sigurinë Ballkan por edhe Evropë.

Akademiku dhe juristi, Krisafi këshilloi se shqiptarët detyrimisht duhet të kenë platformë strategjike të të ardhmes së tyre politike.
Sipas tij nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mbeten përjetësisht të dënuar dhe “kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental”.

“Çështja e të ardhmes politike shqiptare është më madhorja dhe më e rëndësishmja e tyre dhe njëkohësisht çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan siç është shprehur profesor Qosja. Nga zgjidhja me urtësi dhe sens objektiviteti do të varet jo vetëm e ardhmja e tyre por edhe paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet politike tek popujt e tjerë të gadishullit madje edhe në Evropë[…]Nuk ka arsye që shqiptarët përjetësisht të mbesin të dënuar dhe të trajtohen si kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental, nuk ka pse ata të ndalojnë të kenë shtetin e tyre kombëtar në një kohë kur shtetet e tjera i kanë shtetet e veta, madje edhe të mëdhenj në thonjëza në shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare sepse kanë aneksuar trojet shqiptar[…]Ekziston një realitet i pamohueshëm edhe pse i pacertfikuar zyrtarisht ai është bashkimi defakto i Kosovës me Shqipërinë“, tha ai.

Në këtë tryezë shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” morën pjesë edhe akademik të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. /kp/

/b.h

Next Post
“Del e thotë jam Bashë dhe Hot”! Berisha: Kanë pasur burra të penës dhe të pushkës ata, ky s’është asgjë. Besëpreri po…

Çfarë di ish-kryeministri që bën presion? Berisha paralajmëron Bashën: Do dalin edhe dosje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com