• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të na vijë turp”, eksperti “vë duart në kokë”: Jemi të fundit në Ballkan për përdorimin e gjuhës së huaj

by A R
23/05/2025 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i fundit i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në vendet më të ulëta, sa i takon nivelit të arsimit. Sipas raportit universitetet shqiptare po diplomojnë studentë të papërgatitur, që nuk plotësojnë standardet e tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Marrë shkas nga ky raport, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se shkak kryesor për këtë është mungesa e orientimit dhe infrastrukturës.

Për më tepër eksperti shtoi se duhet të ndjehemi të turpëruar, për renditjen e ulët të Shqipërisë në Ballkan ,për përdorimin e gjuhëve të huaja. Sipas Mehmetit, jemi të fundit!

Aldo: Na tërhoqi dje vëmendjen një raport i Bankës Botërore në lidhje me arsimin. Sipas tyre universitetet shqiptare po përgatisin studentë të papërgatitur për realitetin e tregut të punës për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së kërkimit shkencor, duke thelluar hendekun me vendet më të zhvilluara. Pse çdo vit diplomohen kaq shumë studentë që mesa duket sipas Bankës Botërore nuk qenkan kaq të aftë për tregun e punës, kush e ka fajin?

Ndriçim Mehmeti: Ka një seri faktorësh. Shumë njerëz thonë që na mjafton vetëm diploma, por ne kemi 12 vjet që diskutojmë, që nuk kemi as orientim dhe as infrastrukturë. Madje për turpin tonë, e dini ju që ne jemi të fundit në Ballkan për përdorimin e gjuhës së huaj?!

Aldo: Për anglishten?

Ndriçim Mehmeti: Si raport po! Ne jemi të fundit.

Eksperti shton më tej se pjesa më e madhe e të rinjve dhe studentëve nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe kanë aftësi shumë minimale në fushën dixhitale. Shkak kryesor sipas tij në këtë ngërç të madh të sistemit të arsimit është buxheti shumë i ulët që shteti ka vendosur.

Aldo: E kanë futur që në kopsht, si ka mundësi!

Ndriçim Mehmeti: Po fute që në çerdhe ti po deshe, puna është se sa efektivitet ka. Nuk ka efektivitet sepse bëhet vetëm në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, kurse në vendet e tjera nuk ka mësues. Një pjesë e madhe nuk dinë kompjuterin, sepse nuk ka infrastrukturë. Aftësitë dixhitale të të rinjve shqiptarë janë vetëm 20%, sepse nuk kemi infrastrukturë. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një kampus studentor. Po marr shembull këto vendet e vogla rreth nesh. 1.8 të GDP-së harxhon Sllovenia, kurse ne harxhojmë 0.03 të GDP-së për kërkimin shkencor.

Aldo: Po e thua si batutë apo kaq është?!

Ndriçim Mehmeti: Jo kaq është të betohem, sepse ne të gjithë buxhetin e arsimit e kemi 2.54% të GDP-së. Ndërkohë që vendet e tjera e kanë minimalisht 5%.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In