• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mundësh Edi Ramën në Mal të Zi…

by Mero Baze
31/08/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Mal të Zi kanë ndarë për herë të parë publikisht forcat pro-perëndimore në rajon, me ato pro- ruse, duke u shprehur paraprakisht në mbështetje të palëve në Mal të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut dërguan mesazhe në mbështetje të partisë së Milo Gjukanoviçit, i cili kishte hyrë në një betejë të vështirë me rrënjët e nacionalizmit serb dhe pro rus në Mal të Zi, udhëhequr nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije.

Muaj më parë beteja e Gjukanoviçit me klerin nacionalist orotdoks serb, shkaktoi trazira në Mal të Zi dhe konfiguroi betejën e ardhshme elektorale, si betejë mes Gjukanoviçit me kartën e pro-perëndimorit dhe mitropolitit Amfilohije me kryq në dorë, duke udhëhequr turmat nacionaliste.

Partia e Milo Gjukanoviçit, e cila ka dalë e para në zgjedhjet në Mal të Zi, mund të mos jetë ajo që do të formojë Qeverinë e re, për shkak të copëzimit të rezultatit në një spektër opozitar të gjerë, që mund të bashkojnë mandatet kundër tij.

Fituesi real i zgjedhjeve në të vërtetë është mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije. Pas shpalljes së rezultatit, partitë e koalicionit opozitar, shkuan i puthën dorën në Manastir mitropolitit Amfilohije, si për të treguar se beteja ishte mes Gjukanoviçit dhe mitropolitit në fjalë, që votoi për herë të parë publikisht në jetën e vet.

Ky është realiteti politik në Mal të Zi, i cili u testua  falë faktit që Qeveria e Gjukanoviçit bëri zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas këtij rezultati, në Tiranë ka një lloj gëzimi të pafshehur për rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi. “Sovranistët” e opozitës së Tiranës, që u ka ardhur në majë të hundës nga konflikti me diplomatët e Perëndimit në Tiranë, shikojnë tek fitorja e opozitës nacionaliste serbe, një thyerje hunde të Perëndimit në rajon.

Sali Berisha nuk e mbajti dot gëzimin për këtë, ndoshta dhe nga fakti se aleati i vetëm që ai ka pasur në Mal të Zi, ka qenë Bulatoviçi, ish- kukulla e Milosheviçit, me të cilin nënshkroi marrëveshjen për thyerjen e embargos së naftës për ushtrinë jugosllave.

Ilir Metën nuk po e mban vendi gjithashtu, por s’di akoma kë të urojë, mitropolitin Amfilohije, apo atë që mund të marrë mandatin.

Edhe pse bëjnë sikur gëzohen “nga inati i Edi Ramës”, që mbështeti Gjukanoviçin, në fakt ata janë të gëzuar nga fakti që Perëndimi mund të mundet edhe në Tiranë, si dhe nga shpresa që opozita mund t’ia dalë edhe me kauza nacionaliste. Këto në fakt jane dhe dy hallet reale që opozita ka muaj që i bluan.

Ilir Meta është në rrugë për të bërë një grupim politik nacionalist, “sovranist anti-perëndimor”, ndërsa Berisha po përpiqet t’i japë zemër partisë, ndaj dekurajimeve që Perëndimi u ka bërë betejave të tij për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh.

Por e vërteta është se Shqipëria nuk ngjan aspak me Malin e Zi, në asgjë. Në Mal të Zi ka realisht një kauzë nacionaliste kundër Perëndimit dhe që ka qenë gjithnjë një vijë ndarje mes pushtetit 30- vjeçar të Gjukanoviçit dhe opozitës nacionaliste serbe.

Shqipëria nuk ndahet pro dhe kundër Perëndimit me 51 për qind si në Mal të Zi, por me 90 për qind. Ndaj dhe përpjekjet për të triumfuar si anti-perëndimorë dështojnë nga mungesa  e mbështetjes.

Fjala vjen, javën që shkoi, gjithë LSI e PD u mobilizua të sulmonte ambasadoren amerikane pse pushonte në një vilë të paguar prej saj në Dhërmi, por nuk morën as dhjetë për qind të pëlqimeve, që mori fakti se djali i Sali Berishës dhe e dashura e tij kaluan pushimet me jaht luksoz në Korfuz dhe fjetën në vila me nga 2 mijë dollarë, pa ndonjë faturë të deklaruar. Shqiptarët nuk janë aq budallenj, sa i mendojnë Meta me Berishën.

E vetmja gjë për të cilën opozita mund të gëzohet nga zgjedhjet në Mal të Zi, është kurajoja e nacionalistëve pro serb që janë afër pushtetit, për të fituar pushtetin me zgjedhje të lira.

Ata po ja dalin falë mbështetjes së fort të Rusisë dhe Serbisë, por ama Gjukanoviçi ua mundësoi këtë se bëri zgjedhje të lira.

Opozita jonë ndryshe prej tyre, kërkon pazar para çdo palë zgjedhjesh, duke kërcënuar se nuk do të hyjë.

Për të tjerat gëzohen kot. Shqipëtarët nuk votojnë parti anti-perëndimore, dhe as njerëz që erren duke plaçkitur dhe gdhihen duke parë ëndrra patriotike.

“Nacionalizmi” i vërtetë i shqiptarëve është orientimi nga Perëndimi.

Për më tepër, t’i gëzohesh humbjes së forcave pro- perëndimore në Mal të Zi, do të thotë t’i gëzohesh premtimit të tyre për mos njohje të Kosovës dhe kthimit mbrapa të Malit të Zi, por për këtë është e tepërt t’i kërkosh llogari Berishës e Metës.

Problemi real është se opozitartë tanë e kanë betejën me Edi Ramën në Tiranë, jo në Mal të Zi. Ata nuk mund të vijnë në pushtet duke fërkuar duart sa herë humbasin aleatë të Edi Ramës nëpër botë.

Se po të ishte se mundej Edi Rama sa herë munden aleatët e tij në Mal të Zi, Greqi, Itali, bile edhe SHBA, opozita jonë do ishte me kohë në pushtet.

Por në fakt është rrugëve.

Next Post
Bashkëshorti i një punonjëse rezulton me Covid19, mbyllen zyrat e hipotekës në Pogradec

Bashkëshorti i një punonjëse rezulton me Covid19, mbyllen zyrat e hipotekës në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

August 22, 2026
“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

August 22, 2026
“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

August 22, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 22, 2026
Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës!  Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës! Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

August 22, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

Putin zbulon çfarë po ndodh në Kiev: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 22, 2026
Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

August 22, 2026
Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

August 22, 2026
Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

August 22, 2026
Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com