• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mos votosh është bashkëfajësi dhe dorëzim

by Ardi Stefa
08/11/2025 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pjesëmarrje shumë e ulët në votime.

Vlora ka qenë karakterizuar gjithmonë nga një indiferencë e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve vendore (në 2023 ishin rreth 25%, më parë ka qenë edhe më keq, por shifrat janë manipuluar e fryrë.)

Qytetarët ndihen të zhgënjyer e nuk shkojnë të ushtrojnë të drejtën demokratike të ushtrimit të votës, duke i lejuar kështu, “shumicës së pakicës” të qeverisë e të vendosë për fatin e tyre.

Por mosvotimi nuk është as “zhgënjim”, as “bojkot”, as “refuzim i sistemit”, është bashkëfajës dhe dorëzim.

Është firma poshtë çdo padrejtësie që ke përmendur me mllef në kafene, çdo gënjeshtre që ke sharë në rrjet, çdo arrogancë që ke parë e ke heshtur dhe nuk e ke ndëshkuar duke ruajtur status quo-në e sistemit.

Kur nuk votojmë, nuk rrimë jashtë lojës. Ia dorëzojmë lojën pakicës që di si ta luajë më mirë se ne: me interes, me klientelizëm, me pazare.

Dhe ajo pakicë, e vogël, por aktive, është ajo që të qeveris. Ti vetëm vuan, e në fund, e përgënjeshtron veten kur thua “të gjithë janë njësoj”.

Jo, nuk janë! Por ti, me mosvotimin tënd, i bën të duken njësoj.

Vlora, që dikur përfaqësonte guximin e pavarësisë, sot duhet të përfaqësojë guximin e reagimit.

Votimi është akt rebelimi në një sistem që llogarit me përpikmëri apatinë tonë. Kur nuk del të votosh, e bën pushtetin të ndihet i qetë. Kur voton, e trondit. E detyron që të të llogarisë edhe ty.

Kur del të votosh e bën më të përgjegjshme edhe opozitën, e cila duhet të ketë strategji fituese, të dalë me kandidatë seriozë, të ngrihet mbi veten dhe të mos jetë e përçarë, të jetë alternativë e vërtetë dhe të mos kontribuojë në apatinë dhe zhgënjimin e përgjithshëm!

Vota nuk duhet parë si “një copë letre” që s’ka peshë.

Është arma e fundit, që ende nuk na e kanë marrë. Dhe nëse këtë armë e flakim dhe ngremë duart përpjetë të dorëzuar, atëherë të  mos ankohemi më për rrugët, për ujin, për arrogancën, për padrejtësinë. Sepse kemi firmosur heshtjen.

Vërtet, çfarë mesazhi dërgon mohimi, caktimi, refuzimi i së drejtës më të lartë demokratike? Indiferencë ndaj të nesërmes? Boshllëk apolitik i ndërgjegjshëm. Apo zgjidhje, që tregon respektin ndaj vetes? Çfarë mesazhi dërgon ky qëndrim i një vendi të munduar, të lodhur, që ka jetuar diktaturë, tradhti, ndarje kombëtare dhe një armiqësi të pashoqe politike mes njerëzve?

Në fund të fundit, cilin dënojmë veç vetes, nëse nuk shkojmë të votojmë?

Të shpallësh veten si të pakënaqur, të zhgënjyer, të demoralizuar nga sistemi, të quash veten “indiferent politik” dhe të presësh “ndryshimin” duke u fshehur pas opsionit më antidemokratik: refuzimit të votimit”. Sepse edhe ata që qëndrojnë larg kutive të votimit bëjnë një zgjedhje. Rreshtohen dhe mbështesin në heshtje sistemin.

Kështu, ata na dobësojnë të gjithëve… Sistemin, demokracinë, vlerën e votës. Investimin tek e ardhmja dhe shpresa për ndryshim! Në çdo rast, askush nuk i shpëton përgjegjësisë se çfarë do të nxjerrë kutia e votimit!

Në zgjedhjet e Vlorës, çdo qytetar që nuk voton, i thotë PO status quo-së. Ndërsa çdo qytetar që voton, sido që të votojë e për cilindo kandidat të votojë, thotë JO!

Votimi është rebelim!

Mosvotimi është nënshtrim!

Zgjidh vetë në cilën anë je.

Next Post
Ilaçet për kancerin, Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut! Do hapim Institut Kombëtar të Tumoreve

Ilaçet për kancerin, Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut! Do hapim Institut Kombëtar të Tumoreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In