• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të (mos) pluskosh para dhunës…

by Majlinda Bregu
04/12/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Sot pasdite Parlamenti me kërkesë të PD, do të zhvillojë një seancë me debat për dhunën në familje.

Është absolutisht për tu vlerësuar kjo përpjekje dhe shpresoj të jëtë një seance serioze, jo nga ato ku nis për debat për një problem i cili po gjymton shoqërinë shqiptare-makabritete, vrasje, përdhunime, plagosje, kërcënime,abort selektiv, përndjekje, martesa në moshë të vogël, dhe diskriminim gjithëfarësoj të grave e vajzave pavarsisht pozicionit të tyre ekonomik dhe statusit të tyre shoqëror, -dhe përfundon nje seance tip, “gjithe fajin e ka Edi Rama, apo gjithë fajin e kishte Sali Berisha.”

(Ky i vogli, kryetar i Pd-se , përjashtohet nga faji sot, se ky për sa kohe të jetojë ne mohim të realitetit, s ‘do pranojë se ka faj asnjëherë dhe për asgjë.)

Do të doja gjithashtu, që Parlamenti në fund të kësaj seance të mos mjaftohej me “dënimin e fenomenit të dhunës në familje”, një nga pikat e kërkesës së PD.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm dhunë në familje dhe të zgjedhurit e partive politike në Parlament, nuk besoj se mund edhe të mos dënojnë një krim i cili po bën hata ndër gra e fëmijë në Shqipëri. Parlamenti sot duhet të kërkojë e nxisë shpalljen e luftës kundër dhunës me bazë gjinore, PRIORITET KOMBËTAR.

3600 denoncime për dhunë në familje, janë regjistruar vetëm për 8 muajt e parë të vitit 2017. 14 gra janë vrarë, dhe ka afro 2000 kërkesa për urdhra mbrojtje.
Dhuna në familje i tejkalon shifrat e të gjitha krimeve të tjera, si vepra penale me numrin më të madh të viktimave. Në 2015-n, vetëm vdekjet që vinin si pasojë e dhunës në familje përfaqësonin 37% të të gjitha vdekjeve si rezultat i krimeve.
Nuk di nëse në kët seancë sot, është ftuar Presidenti i Republikës, Krerët e Komuniteteve Fetare, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori I Bankës, Kryetarët e Bashkive dhe sigurisht media dhe organizatat jo qeveritare.
Sepse një krim me përmasa të përbindshme si dhuna ndaj grave e dhuna në familje, nuk ndalet vetëm nga qeveria edhe sikur kjo të jetë qeveria më e mirë në botë.

Por shpresoj shumë që Parlamenti sot të hapë një debat jo shterues, për tregun e punës dhe marrëdhëniet e punës në Shqipëri.

Gratë raportojnë një normë më të lartë papunësie dhe janë të parat që vuajnë nga çdo rënie sado e vogël e ekonomisë; kanë akses më të kufizuar te mallrat dhe shërbimet po kështu edhe te përfitimet sociale dhe ekonomike, përfshirë huatë bankare, kreditë hipotekore dhe format e tjera të asistencës financiare.

Për të mos përmendur pastaj aksesin tejet të limituar në prona, kapital dhe strehim, një nga arsyet kryesore që mban gjallë marrëdhëniet abuzive ndaj grave dhe është arsye madhore për moshkëputjen nga cikli i dhunës.

Sikurse për të mos kërkuar gjithmonë vete dhe bashkë me të dhe gajin ndër të tjerë, sot duhet të flitet edhe për pjesëmarrjen në politikë dhe vendimmarrje të grave dhe vajzave. Ka arsye për të hapur një debat dhe për të dalë me propozime të nevojshme për ndryshime ligjore, që nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor i cili në përpjekje për të bërë të detyrueshme zbatimin ekuotës prej 30% të grave në Parlament, iu vuri cmim grave.

Nëse doni të ketë me shumë gra në politikë, mos ia lini këtë në dorë më të papërgjegjshmëve që merren me politikë.

Mendoni sa e sinqertë është firma e Lulzim Bashës sot në atë kërkesë mocion për gratë , kur i duhet të paguajë 100 mijë euro në KQZ se nuk zbatoi një detyrim ligjor po për gratë!

Dhe për këdo nga të singjashmit e tij që nuk e kupton lidhjen mes të dyjave, po ju them dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje NUK luftohen pa fuqizimin ekonomik të grave dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre faktike dhe të barabartë në vendimmarrjen politike dhe publike.

Shpresoj shumë që të dëgjoj sot për inisitiava ligjore e marrje përsipër të përgjegjësive reale bazhar ne Konventat Nderkombëtare, për të ndryshuar situatën.
E së fundmi, kryesisht uroj që seanca sot të mos zgjasë sa një rrahje zemre dhe të mos na shpërfaq nivelin më të lartë të mediokritetit e patetizmit për të cilin nuk ka nevojë lufta kundër dhunës me bazë gjinore.

Është luftë dhe betejë me krimin kundër njëriut, ndaj për kë njeh arsyen,le të bëjë çmos që kjo seancë të mos ankorohet në hicgjë.

Next Post
Djathi ul rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru

Djathi ul rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com