• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të mos flas për PS-në në kohët kur ishte me PD”, përgjigjia e Pëllumbit pas batutës së Ramës

by A R
27/08/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, iu përgjigj dje batutave që kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri për librin e tij “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.

Servet Pëllumbi dhe Edi Rama
Servet Pëllumbi dhe Edi Rama

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pëllumbi i kujton kryesocialistit se kur zhvilloheshin këto debate të brendshme në PS, ai ishte pjesë e Partisë Demokratike. Në darkën me të ftuarit specialë me rastin e 25-vjetorit të Partisë Socialiste kreu i saj nuk ka kursyer batutat edhe rreth librit të profesor Pëllumbit.

Porosia e tij ishte që të mos shkruajë libër tjetër që, pasi sipas rrjedhës historike të kësaj partie, do të kishte protagonist vetë Edi Ramën. “Një dolli për profesor Servetin! Profesor Serveti ka shkruar një libër për PS-në. Uroj që mos shkruash librin e dytë dhe të tretë se te njëri prej tyre do të jem unë dhe nuk i dihet si do dal”, është shprehur Rama gjatë darkës.

Por profesor Pëllumbi ka dhe një përgjigje për të gjithë kritikët e librit të tij, të cilët e cilësuan atë të njëanshëm, marksist dhe subjektiv.

Profesor Pëllumbi, për librin tuaj të fundit, “Përvoja ime në Partinë Socialiste” (Ditar politik 1991-1996), kushtuar 25- vjetorit të themelimit të PS-së, që u mirëprit nga lexues të shumtë, pati dhe disa kontestime nga radhët e atyre që kritikohen në të. Keni një koment për kritikat që ju keni marrë nga persona të cituar në të?

Me kënaqësi do t’i përgjigjem interesimit tuaj, sepse do të doja të falënderoja gazetën “Panorama”, që i bëri jehonë librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste” (1991-1996) duke botuar disa ditë me radhë pjesë nga libri. Njëherësh, t’u shpreh mirënjohjen lexuesve, miqve dhe shokëve që morën pjesë në promovimin e librit në Akademinë e Shkencave, apo që më kanë kontaktuar a dërguar mesazhe vlerësuese për librin.

Po për ata që kanë bërë kritika, madje të ashpra, a keni një reagim përmes gazetës sonë?

Për sa u takon disa kritikave, që u bënë pjesë e jehonës së librit, nuk kam ndërmend t’u përgjigjem, sepse them se “kritikët” mbase u nxituan me etiketimet e tyre emocionale, pa e lexuar dhe pa e kuptuar natyrën e librit të shkruar në formë ditari në vitet 1991-1996, kur unë bashkë me ta drejtuam në mënyrë kolegjiale PS-në. Për më tepër, në kushtet kur kryetari i Partisë, Fatos Nano, ishte i burgosur nga Berisha dhe thoshte se e drejtonte PS-në nga burgu. Kjo nuk mund të mos shoqërohej me probleme, me vështirësi, madje dhe me keqkuptime jo të pakta letërshkruesish, të cilat, shpesh, ai na i dërgonte “për filtrim”. Ndërkaq, në libër përshkruhen ngjarje, debate të atyre viteve të mbështetura në ballafaqime konkrete, në letra, dokumente dhe botime të kohës. Madje, të njohura prej tyre që në atë kohë, sepse u janë thënë në Kryesinë e Partisë. Prandaj, është për të ardhur keq që 2-3 nga “kritikët”, me etiketimet e përdorura ndaj meje, provuan se ruajnë e mbrojnë edhe sot, pas 20-25 vitesh, mllefet dhe qëndrimet e kritikuara me të drejtë vite më parë. Dhe, jo vetëm nga unë. Kjo, të paktën moralisht, nuk është aspak në anën e tyre.

Megjithatë, dr. Sabit Brokaj, në një intervistë të gjatë konteston disa çështje konkrete që ju keni trajtuar. A keni ndonjë koment për to, profesor?

Them që secili ka të drejtën të ketë këndvështrimin e vet për ngjarje apo qëndrime të caktuara të ndodhura 20-25 vjet më parë. Unë për to, mirë keq, kam shkruar në proces, mbështetur në fakte konkrete ditë pas dite. Kurse trajtimi nga këndvështrimi i sotëm apo nga ai i ndonjë qejfmbetjeje, nuk mund të mos përmbajë doza më të mëdha subjektivizmi… Për më tepër që në disa nga kritikat rreth librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste (Toena, 2016), pati dhe diçka zbavitëse! Po përmend ndonjë prej tyre. Bie fjala, nga njëra anë pranohet që “X”-i ishte arrivist, nga ana tjetër thuhet se kjo s’qenka dhe aq e keqe, sepse “karrierizmi na bën të ecim përpara”; ose pranohet që “Mocioni Nano ishte gabim”, por “më tepër gabuan ata që e quajtën atë të gabuar se përçanë partinë”; Unë shpallem i “zhytur në marksizëm”, pastaj sillen të dhëna e autoritete të kohës që dëshmojnë për vlerat e Marksit që “studiohet në gjithë botën”. Më tej, pranohet që X anëtar kryesie bënte takime të fshehta me Berishën, dhe më pas e justifikon duke thënë “kjo është politika”! Nuk po zgjatem më tej. Këto janë të botuara, po ashtu, në gazetën tuaj. Për më tepër që autorin e këtyre kritikave vazhdoj ta konsideroj “mik të mirë”, pavarësisht nga diferencat e kundërshtitë e pjesshme të shumë viteve më parë.

Gjatë një darke festive me rastin e 25-vjetorit të PS, kryetari i saj, Edi Rama, nuk i kurseu batutat për librin dhe për personat e atakuar në të. Keni një koment për këto batuta?

Zoti Rama do të bënte mirë të mos fliste për njerëz dhe ngjarje në Partinë Socialiste për kohën që vetë ishte në PD.

Libri juaj nxiti një debat brenda Partisë Socialiste, kjo nuk mund të mohohet… Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me disa nënvizime:

Së pari, faktin që linja kryesore e librit nuk janë debatet dhe kritikat me protagonistë të veçantë politikë brenda Partisë Socialiste, por lufta e përbashkët për reformimin e partisë, çështjet e strategjisë dhe taktikave të saj si opozita e parë që erdhi duke u rritur përmes vështirësive e presioneve të egra të pushtetit revanshist të “regjimit Berisha”. Është për të ardhur keq që “kritikët” e injorojnë këtë aspekt që përbën përmbajtjen kryesore të librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste”;

Së dyti, me botimin e këtij libri, që përmban këndvështrimin tim për politikën dhe veprimtarinë e PS-së gjatë viteve 1991-1996, nuk kam pretenduar as që të shkruaj historinë e PS-së dhe as që të them të vërteta absolute, sepse e njoh mirë dialektikën e së vërtetës dhe e di që ka vetëm të vërteta relative dhe në secilën prej tyre grimca të së vërtetës absolute;

Së treti, për disa nga keqkuptimet rreth ditarit tim politik, mbase, pjesërisht influencoi, edhe fakti që në gazetën tuaj e në ndonjë tjetër u botuan në mënyrë selektive vetëm pjesët që kishin në epiqendër diferencat dhe debatet brenda Partisë Socialiste. Kuptohet, kush ka lexuar pjesë të shkëputura, apo “kritikët” e librit, nuk mund të pretendojnë për realizëm dhe paanshmëri në këtë debat. Gjithsesi, sot pas më se dy dekadash nga ngjarjet e asaj periudhe, nuk i mbaj mëri askujt dhe jam i hapur për diskutime e ballafaqime dashamirëse, sepse ka ende plot gjëra që mund të thuhen e të shkruhen.

Next Post
Gjirokastër/ Godet me grusht policin bashkiak, arrestohet 19-vjeçari

Gjirokastër/ Kërkohej për grabitje me armë, prangoset 28-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

July 6, 2026
“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

July 6, 2026
“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In