• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të miturit në riedukim, bëjnë dollap për gratë e burgut “Ali Demi” në Tiranë

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të miturit që vuajnë apo presin dënimin në Qendrën e Riintegrimit të të Miturve në Kavajë kanë prodhuar dollapë, në punishten e kësaj qendre, të cilët do të përdoren nga gratë e paraburgosura e të burgosura në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, në Tiranë. Ky është një projekt i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që ka për qëllim, nga njëra anë, përmirësimin e kushteve të grave në burg dhe, nga ana tjetër, mbështetjen e arsimit profesional të shkelësve të ligjit. Ideja, e zhvilluar së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, lindi pas një vizite të Prezencës në burgun e “Ali Demit”, ku u vërejt se gratë nuk kishin dollapë të mjaftueshëm për sendet e tyre. Ndërkohë, Qendra e Riintegrimit në Kavajë kishte një punishte për punën me dru, por të miturit nuk mund të ushtroheshin në të, për shkak të mungesës së materialeve drusore, që u siguruan, më pas, Prezenca e OSBE-së.

 

Për të parë punën e të miturve dhe kushtet në të cilat jetojnë ata, Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, zhvilloi dje një vizitë në Qendrën e Riintegrimit në Kavajë. Të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, drejtorja e burgut “Ali Demi”, Zoja Jakaj, si dhe drejtori i burgut të Lezhës. Në një takim me personelin e Qendrës së Riintegrimit, Raunig tha se burgu duhet të jetë alternativa e fundit dhe theksoi rëndësinë e dënimeve alternative, sidomos te të miturit, si një mënyrë që ndihmon riintegrimin e tyre në shoqëri, si dhe ul kostot për shtetin. Ai tha se Prezenca do të vijojë të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Next Post

Hyn në fuqi ligji “Për punëkërkuesit”, dalin nga skema “dembelët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In