• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos u mashtroni nga Albin Kurti”, djali i Donald Trump shpërndan postimin e Grenell

by A R
05/02/2025 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi i ashpër që emisari për Misione të Posaçme në administratën Trump, Richard Grenell shprehu për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dy ditë ma parë përmes një postimi në platformën ‘X’, janë rishpërndarë edhe nga djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Grenell e quajti Kurtin jo të besueshëm dhe hodhi poshtë pretendimet e shefit të qeverisë së Prishtinës për afërsi me SHBA-në.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e tillë as gjatë mandatit të Trump, as gjatë mandatit të Biden-it. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprimet e tij të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po këtë mendim e kanë edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell.

Ai po ashtu konstatoi se kompanitë amerikane po investojnë në Shqipëri dhe Serbi, por po anashkalojnë Kosovën për shkak të politikave të qeverisë Kurti.

“Kurti ka qenë kundër çdo ideje të propozuar nga SHBA-ja, pavarësisht nëse ka qenë në pushtet Clinton, Bush, Obama, Biden apo Trump. Retorika e Kurtit tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe se qeveria e tij është më e mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, nënvizoi Grenell.

Gjuha e ashpër e Grenellit përkundrejt Kurtit erdhi në javën e fundit të fushatës zgjedhore në Kosovë, duke u trumbetuar fort nga opozita që nxitoi të akuzonte kryeministrin për krisje të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA.

Next Post
SONDAZHI: PS fiton thellë me 64%. PD merr vetëm 15,6%. Si e parashikojnë shqiptarët rezultatin e 11 Majit

SONDAZHI: PS fiton thellë me 64%. PD merr vetëm 15,6%. Si e parashikojnë shqiptarët rezultatin e 11 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com