• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mirë në statistikat e zgjedhjeve, të dobët me njerëzit

by Ben Andoni
21/05/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Askush nuk mund të thotë dot zëshëm se Socialistët nuk ia dolën edhe falë përgatitjes të jashtëzakonshme me të dhënat statistikore në disponim, por më shumë se kaq projeksionet që ngritën për të marrë rezultatin që u duhej. Sot, kur opozita po përpiqet pa dobi të provojë të kundërtën se gjithçka që ndodhi në zgjedhje ishte falë manipulimeve të zgjedhësve dhe përdorimit të Administratës zgjedhore, maxhoranca po blen kohë ose me gjasë po relaksohet me tollovinë e kundërshtarëve dhe po ngre qartazi planet e të ardhmes. Që në fakt, do të thotë një verë më e qetë se një vit më parë, kur Ilir Meta premtoi pak orë pas presidencës së tij, se do të ndryshonte gjithçka ndaj shtetit të korruptuar apo vetë Ramës: që nxit grupet kriminale për ngjarje që të shfokusojnë publikun nëse vëmendja është te qeveria (Meta, 2023). Sot ka rreshtur gjithçka, opozita duket vazhduar të qorrollepset, kurse maxhoranca ka nisur me të drejtë festimet sipas mënyrës së saj.

“Në zgjedhjet e tanishme, kandidatët për kryebashkiakë të BF+PD morën rreth 540 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për bashkiakë të përkrahur nga PS+PSD morën rreth 790 mijë vota të vlefshme.  Dhe përsëri, figurat kryesore politike të opozitës dhe mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Po kësaj rradhe, votat e kandidatëve të opozitës u rrudhën me çerek milion, ndërsa votat për kandidatët e përkrahur nga PS+PSD mbetën pothuaj në nivelin e 2021-shit…” (Zaloshnja, 2023).

Me llogaritë e statisticienit i bie që opozita të ngrejë një furi me plot 1 milionë vota, që të marrë këtë pushtet, që po merr çdo lloj fuqie të mundshme. Ajo ngre narrativat që do dhe i fut në qorrsokak kundërshtarët e vet, që duhet thënë se për hir të së vërtetës jo vetëm janë peshkuar, por më keq akoma mbijetojnë me ushqimin e grepit të socialistëve.

Këtu mbyllet për momentin narracioni për opozitën dhe suksesi i parashikimeve statistikore të pozitës. Ndërkohë, mbetet shqiptari i thjeshtë përballë rritjes së çmimeve dhe pamëshirës së mungesës së perspektivës, po për këtë statisticienët e qeverisë nuk ia dalin dot. Ndërsa tregjet janë stabilizuar deri diku, çmimet në Shqipëri vetëm rriten. Janë ulur deri në nivelin e para luftës çmimet e karburanteve, po dalin prodhimet tona bujqësore (nuk dinë se ku t’i çojnë!!), bashkë me to po ulen edhe kurset e Euros dhe Dollarit, po Shqipëria mbetet sërish me çmime të kripura, që po ua bëjnë shumë të vështirë jetën qytetarëve. Apeli i deputetit Braçe do ishte therës, por duket se projeksionet e qeverisë vazhdojnë për të ardhmen dhe sofistikimin e zgjedhjeve!!! Shqipëria e ka predispozitën te gati gjysma e popullsisë të jetë në rrezik për të qenë i varfër. Sipas të dhënave të Eurostat 21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet anëtare të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020. “Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas Eurostat kishte qenë 46%.Në rajon, të dhënat janë të disponueshme për vitin 2020, kur ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia” (Monitor, 2022).

Ndaj, të vjen ndërmend që pas gjithë këtyre sukseseve, t’i ngjallim ligjvënësit tanë, por edhe të gjithë administratën të punojnë më shumë dhe në formë më të përulur për shqiptarët. Të paktën, të Majtët këtë na premtojnë ndërsa për shkak të ideologjisë janë të detyruar të vendosin kufizime në këto çmime që nuk dihet ku shkojnë (t’i administrojnë deri në një tavan të caktuar), pasi aktualisht po i këpusin qytetarët, duke mbrojtur të pasurit. Mbase me këto duhet marrë tashmë luzma e statisticienëve, për të na treguar sesa të vlefshëm janë, derisa të afrohet fushata e stërlodhshme e Zgjedhjeve të Përgjithshme të vitit 2025, që parashikohet të jetë aq e ashpër qoftë dhe në statistika, që për përmirësimin e jetës së njerëzve, çuditërisht… pak herë ia dalin. (Javanews)

Next Post
Dekonspirimi i emrit/ Flet vëllai i të infiltruarit: Belerin e kemi mik familje, s’kemi folur për vota. E furnizonim vetëm me peshk

Dekonspirimi i emrit/ Flet vëllai i të infiltruarit: Belerin e kemi mik familje, s’kemi folur për vota. E furnizonim vetëm me peshk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com